|
Kultura koha e lire |
|
|
|
Fadil Kraja

Fadil Kraja
1931
Jeton ne Shkoder,Shqiperi
Lindi ne qytetin e Shkoder,
Shqiperi me 1931.
Studimet e larta i perfundoi ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e
Filologjise.
Per shume vite punoi si mesues i letersise ne shkolla te mesme dhe me vone
pedagog i letersise se huaja ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise te Universitetit "Luigj
Gurakuqi" - Shkoder.
Nga viti 1972 gjer me 1992, shkrimtar ne profesion te lire duke vazhduar si
pedagog i jashtem ne fakultet dhe njekohesisht Kryetar i Deges se Lidhjes se
Shkrimtareve dhe Artisteve per Degen e Shkodres.
Vellimi i pare poetik "Kenga ima" (1954) fitoi cmimin e pare ne Konkursin
Kombetar te Letersise. Pastaj me radhe ka botuar vellimet poetike "Melodi
malesore", "Jehona malesh", vellimet me tregime "Kandidatja e fundit","Fajin e
kishte Besa".
Mbi 40 drama dhe komedi te shfaqura ne te gjithe teatrot profesioniste te
Shqiperise si dhe ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni dhe ne diaspore.
Mes tyre: "Fisheku ne paje","Sinjalet e nates","Shpartallimi", "Baca i
Gjetajve", "Gjaku i Arberit", "Djem te mbare"- "Ceshtja e Blertes", "Flamur ne
dasem", "Rozafa", "Kur flasin zemrat", "Luani i shtepise","Ceshtje familjare" si
dhe shume drama per femije, librete operash, operetash.
Heshtja qe te ther shpirtin
Tregime e skica
151 fq.
Shtepia Botuese "Idromeno" Shkoder
1999
"Heshtja qe te ther ne shpirt"
"Mbi dhimbjen, dashurine dhe qendresen eshte ngritur e ardhmja jone si popull e
si komb.
Ndaj, kete liber ia kushtoj qytetit tim, Shkodres bujare qe dhimbjes dhe
qendreses se kosovareve u hapi madherisht porten e shtepise dhe te zemres,
u fali dashurine e saj te pashembullt."
Fitues i dhjetra cmimeve ne konkurse kombetare.
Laureat i Cmimit te Republikes.
NË ULQIN U MBAJT MBRËMJE AUTORIALE KUSHTUAR
SHKRIMTARIT FADIL KRAJA
Shkrimtari që ka ndërtuar kullën e vet
polivalente
"Ky kranjan i
zgjuar, ky shkodran tipik, ky shqiptar i racës së epërme, e ndërtoi kullën e vet
të shkrimtarit polivalent me durim, sakrificë, me vullnet e pasion, me bjerrje
interesash intime e me fytafytje që kapërdihen hera herës me vështirësi", tha
shkrimtari dhe kritiku Dashamir Cacaj.
Ulqin - Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Qendra e Kulturës Ulqin dhe
Organizata joqeveritare "Harmonia" organizuan të martën në Bibliotekën e Qytetit
në Ulqin mbrëmjen autoriale kushtuar shkrimtarit Fadil Kraja.
Për veprimtarinë e Krajës folën në këtë mbrëmje shkrimtari dhe kritiku Dashamir
Cacaj dhe Muhamet Nika.
Sipas Cacajt, personaliteti i Krajës rrezaton mirësi.
Ai tha se Kraja është i njohur jo vetëm në Krajë e Ulqin, Tivar e Cetinë, Tuz e
Podgoricë, Shkodër e Shqipëri, por edhe më gjerë.
"Ky kranjan i zgjuar, ky shkodran tipik, ky shqiptar i racës së epërme, e
ndërtoi kullën e vet të shkrimtarit polivalent me durim, sakrificë, me vullnet e
pasion, me bjerrje interesash intime e me fytafytje që kapërdihen hera herës me
vështirësi", tha Cacaj.
Ai tha se Fadil Kraja është më shumë se shkrimtar, dukshëm i shquar e me profil
që rrezaton talent dhe pasion.
"Ky personalitet ka plotësuar disa arterie që mbajnë në këmbë kulturën
mbarëkombëtare. Fadil Kraja nuk është sozi e askujt, anipse pëlqen dhe përçon
muzën më kualitative krijuese të pararendësve të vet. Fadil Kraja ka zaptuar një
territor të vetin, territor i cili nuk është "tapi" e askujt", tha ai.
Ndërkaq Muhamet Nika e cilësoi Fadil Krajën "krenaria e kombit shqiptar" për
risitë të cilat i bën në formën e mendimit dhe në formën e të shprehurit.
Ai tha se Fadil Kraja është ndër ata krijues që tërë kohën u angazhua për një
shoqëri të hapur shqiptare.
"Përmes dramave të tij e sidomos ato që janë të karakterit mitik, Kraja din të
bëjë një lidhje kohore prej së kaluarës në të tanishmen, duke dhënë një vizion
edhe në të ardhmen", theksoi Nika, duke thënë se Kraja përbën një institucion në
vete.
Vetë autori Fadil Kraja në fjalën e tij u përqendrua në lidhjet ndërmjet
Shkodrës dhe Ulqinit dhe ndihmën që duhet t`i japë Shkodra Ulqinit në planin
kulturor.
"Ulqini është një bijë e vjetër e Shkodrës. Shkodra është nëna e Ulqinit. Dhe në
qoftë se nëna nuk kujdeset për këtë bijë apo bir të vetin, atëherë kush duhet të
kujdeset tjetër?! Tani janë krijuar kushtet që të kemi më tepër bashkëpunim. Dhe
këto nëntë muajt jashtë verës në Ulqin duhet t`i gjallërojmë me veprimtari
artistike, letrare, kulturore, e pse jo edhe shkencore", ka thënë Kraja.
Ai ka shtuar se çdo shfaqje kulturore, artistike, çdo aktivitet që mbahet në
Shkodrë mund të mbahet një ditë më pas edhe në Ulqin.
Në emër të organizatorëve përshëndetën drejtori i Qendrës së Kulturës Shaban
Gjekaj, kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dr. Gani
Karamanaga dhe kryetari i Organizatës joqeveritare "Harmonia", Ibrahim Berjashi.
Mbrëmja u shoqërua me leximin e disa fragmenteve nga proza e Krajës si dhe pika
muzikore.
Nderet qe i takojne nje shkrimtari
Shkoder-"Ne qofte se ne themelet e asaj keshtjelle te madhe te kultures e te
artit qe Shkodra i dha Shqiperise kam vene edhe une nje guralec jam dhe do te
jem shume i lumtur", keshtu eshte shprehur shkrimtari i njohur shkodran,
Fadil Kraja ne diten me te mire per te.
Dramaturgu shkodran eshte vleresuar ne paraditen e te shtunes me dy nga titujt
me te medhenj qe mund te marre nje shkrimtar.
Dy tituj nderi i jane akorduar atij nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, dhe nga
Presidenti ne detyre i Republikes, Rexhep Meidani. Ne ceremonine e organizuar me
kete rast kane qene te pranishem Presindeti Meidani dhe ish kreu i Parlamentit,
Namik Dokle si dhe autoritetet me te larta te pushtetit lokal. Ne nje spetakel
te organizuar nga Agjensia e Spetakleve "Buna 1" dhe me rregji te Edmond Mhillit,
Fadil Krajes i jane dhene titujt e larte "Krenaira e qytetit" nga Keshilli
Bashkiak dhe "Mjeshter i madh" nga Presidenti i Republikes.
Autori i 40 pjeseve dramatike i dhjetra poezive tregimeve kengeve, profesor
Fadili sic e quajne nje brez studentesh qe ai ka pergatitur, eshte vleresuar
lart nga bashkeytetaret e tij, nga artistet, dhe nga majat me te larta te
shtetit shqiptar.
Ne skenen e pergatitur rishtazi per kete ngjarje jane ngjitur si ne nje prolog
fantastik nje pjese e personazheve te krijuar te Fadil Krajes. Nenemadhja e
Tinka Kurtit, Rina e Paskualina Grudes, Pali i Bruno Shllakut qe te tre te ftuar
nderi ne kete spetakel kane marre lejen dhe bekimin e shkrimtarit te jene ne
skene. "Kudo qe jemi ne, kudo qe eshte pena e Fadil Krajes ne jemi krijesat e
tij", eshte shprehur artistja Tinka Kurti. Per minuta te tera ne skenen ku Kraja
i dha jete krijimeve te tij, jane interpretuar nga aktoret Tinka Kurti, Bruno
Shllaku, Paskualina Gruda, Ndreke Prela, Gjon Kola, Agron Dizdari fragmente nga
dramat e Fadil Krajes, "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes". Ndersa montazhet
poetike dhe fragmentet dramatike jane gershetuar me interpretimet klasike
muzikore te Irena Mhllit, Mimoza Rakaj, Fatos Mataj e Romina Drasatit duke i
dhene keshtu spetaklit ate klas qe i mungonte prej kohesh skenes te "Migjenit".
Pena e dramaturgut ne syrin e regjisorit
"Nese ne dramaturgjine shqiptare nuk do te kishte nje Fadil Kraje, atehere drama
ne vendin tone nuk do te kishte keto nivele". Keshtu thuhet ne nje nga tekset e
letersise ne Universtet. Ne te vertete Fadil Kraja eshte nje nga penat me te
ndritura te dramaturgjise tone kombetare. Askush me mire se miku dhe
bashkepunetori i tij me i mire, regjisori Serafin Fanko nuk mund te bente nje
permbledhje te asaj qe permbledh ne vetvete emri i Fadil Krajes. "Dy vite me
pare Fadili me dhuroi nje nga veprat e tij. Ne autograf thuhej: Mikut dhe
vellait tim me te mire Serafinit. Dy vjet me vone une keshtu dua t'i drejtohem
Fadil Krajes. Mikut dhe vellait tim Fadil Krajes. Te dyve na bashkoi puna jeta
gezimet dhe emocionet, perushtimet dhe suksestet e skenes. Me kujtohet se kur
nisa studimet per regjizure i dhashe premtimin Fadilit se drama e pare qe do te
ve ne skene do te jete e tij. Ne 1967 vume ne skene "Fisheku ne paje" qe na
garantoi nje sukses te madh qe te dyve", eshte shprehur regjizori Fanku. Fadil
Kraja e ka nisur jeten e tij artistike si poet dhe si i tille eshte bere i
njohur ne rrethet letrare te kohes. Pas nje fare pjekurie artistike autori i
dedikohet dramaturgjise ku dhe do t'i jape skenes shqiptare pjese te
mrekullueshme te interpretuara nga Ndreke Luca, Tinka Kurti, Ndreke Prela, Lec
Bushati, Vitore Nino, Paulin Lacaj, Rikard Ljarja Tano Banushi. "Baca i Gjetajve",
"Dashuria e trojeve tona", "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes", "Luani i
shtepise" per 30 vite do te marrin duartrokitjet e fuqishme te spektatoreve
shqiptare dhe jo vetem te atyre. Zelli dhe emocioni i poetit do te transmetohen
tashme ne drama. Madje ne drama autori vednos plot momojoge ne vargje cka
deshmojne edhe talentin e tij te ralle. DRamat e Fadil Krajes japin historine e
shqiptareve, pershkohen nga ndjenja patriotike, nga etja per liri dhe per
dinjitet njerezor larg te keqes dhe antivlerave te kohes. "Me kujtohet premiera
e "Baces te Gjetajve". Jepej me 16 prill 1979 te nesermen e termetit te madh.
Salla e Teatrit "MIgjeni" ishte e tejmbushur. Ne mes te shfaqjes ndodhi nje
lekundje e vogel termeti. As njerezit as aktoret nuk u kujtuan per te.
Perkundrazi cdo gje vazhdoi e qete. E dhame ate drame ne 27 qytete shqiptare dhe
nje vit me vone ne Gjakove. Salla atje ushtonte nga thirrjet. Ne Presheve nje
plak i ndezur nga batutat e Fadil Krajes te interpretuara nga i madhi Ndreke
Luca doli ne skene dhe i vuri qeleshen e ti aktorit. Ndreka e mbajti ate qeleshe
dhe ate dite tha "Dua te varrosem me kete qeleshe". Amaneti u mbajt" tregon
Serafin Fanko. Ne skene FAdil Kraja ka krijuar me mijera personazhe.
Por nuk jane vetem dramat pjese e vetme e krijimtarise te Fadil Krajes. Ai eshte
edhe tregimtar. "Kandidatja e fundit" dhe "Heshtje qe te ther shpirtin" jane dy
prej vellimeve me tregime te tij ndersa e provoi penen e tij edhe ne zhanrrin e
romanit. "Britma e nje gruaje" eshte romani i tij qe u vleresua shume nga
kritika. Po keshtu Fadil Kraja shkruan dhe boton me sukses ne gjuhen italiane
veprat "L'aquila ferita" dhe "La gravidanza ferita" te botuara ne Rome dhe ne
Firence.
Nder dhe vleresim
Dramaturgu Kraja ka marre nje pjese te atij vleresimi qe meriton. Keshilli
Bashkiak i qytetit i ka dhene atij titullin e larte " Krenaria e qytetit".
Titulli i eshte dorezuar nga nenkryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Shqau. Ne
motivacionin e ketij titulli thuhet: "Shkrimtarit, dramaturgut qytetairt qe me
vepren e tij shenoi vazhdimesine e tradites dhe te vlerave te kultures shkodrane".
Nderkohe qe Fadil Kraja ka marre edhe dekoraten tjeter te dorezuar nga
Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani. Ne Urdherin "Meshter i nadh" thuhet "Per
nje veprimtari te shquar letrare si shkrimtar, dramaturg dhe krijues i mbi dyzet
pjeseve te shfaqura ne Shqiperi, KOsove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne diaspore
duke ngirut lart traditat e kutures dhe te artit atdhetar te Teatrit te Shkodres
dhe te gjithe Shqiperise". Ndersa Presidenti Mejdani nuk ka kursyer komplimentet
per shkrimtarin. "Suksese per talentin , perkushtimin vene ne dispozicion te
qytetarise shkodrane. respekt force dhe lavdi per qytetarin shkodran dhe per
qytetarine shkodran.
Fadil Kraja
“restauron bustin e thyer të Migjenit”
Mbretëresha e
skenës shqiptare Tinka Kurti, pa “kurorën” e mirënjohjes dhe vlerësimit nga
institucionet e qytetit të saj.
Një shtet që
nuk investon për artin dhe kulturën, është i destinuar të vdesë.
U desh pikërisht 29 qershori 2002, që teatrit “Migjeni” t’i
rikthehet personaliteti i humbur i udhëve të hirosura të harrimit me dashje, apo
pa dashje. Dhe është pikërisht zoti Fadil Kraja, që me forcën e tij krijuese, me
dinjitet qytetar “restauron bustin e thyer të Migjenit të pavdekshëm”.
Falë organizimit dhe mbështetjes së agjensisë së spektakleve Buna 1, z. Arben
Mazi, Shkodrës i rikthehet krenaria e nëpërkëmbur, e përgjumur. Skena e teatrit
“Migjeni” gjëmoi nga zëri i mbretëreshës së skenës shqiptare, Tinka Kurti,
artistit të madh, Ndrek Prelës. Gjithashtu nga aktorët Bruno Shllaku
e Paskualina Gruda, të cilët kanë 11 vjet që përjetojnë fatin e
emigrantit. Teatri “Migjeni”, shtëpia e artistëve të mëdhenj gjithnjë ka qenë
mikpëritëse, ku ka pritur dhe ka përcjellë nga gjiri i saj plot yje të pashuar.
Dhe pikërisht më 29 qershor shtroi sofrën e vlerave, njeriu i thjeshtë,
fjalëpak, pendërëndë, Fadil Kraja.
Faleminderit Fadil, që me biçikletën tënde rrangalle, ku ece nëpër rrugët
e Shkodrës të prishura e me pluhur, le gjurmë të arta. Dhe gjurmët e tua ftuan
kreun e Shtetit Shqiptar, z. Rexhep Mejdani për të ardhur në sofrën e madhe të
artit shiptar, të shijojë ëmbëlsinë e dhimbjes së popullit shqiptar, nëpërmjet
vlerave të Krijimtarisë Krajane, e cila ngjason me tragjeditë e
Eskilit, Europidit, Sofokliut, e pse jo, edhe me dramaturgun e madh
Shekspirian, ku “Makbethi” shuan ethet për pushtet, kurse dramaturgu i madh
Krajan, me penën e tij mjeshtërisht “lufton”, ethshëm për identitet. Fadil Kraja
gatuan në magjen e emocioneve lotë të pastër njerëzor. Dhe të gjithë lexuesit
dhe spektatorët gëlltisin një copë kafshatë në lotin e kristaltë të apelit më
njerëzor:
- Jemi Arbër, dhe si të tillë duam të jetojmë në
paqe. Mjaft me padrejtësi çnjerëzore! Mjaft me racizëm! E duam jetën, ta jetojmë
si shqiptarë me identitetin tonë.
Dhe aktorët e mëdhenj të skenës shqiptare,
interpretojnë në prehër të “Migjenit” vargje nga rilindasit tanë, të përlotur
nga këto “qënie” të gjalla, historikisht rrotullimë e fatkeqësive kombëtare.
Spektatori i zgjedhur në sallë (që përbën elitën e kulturës shkodrane e
shqiptare), duartroket dhimbjen e tij, e derdh lot malli, për pamundësinë e
mundësisë për përballimin e (???) të pazhgjidhura. Salla brohoret nga
duartrokitjet, që aq shumë i kanë munguar “Migjenit”.
Bukurinë këtij
spektakli ia shtoi edhe “garnitura” e mexosopranove
Rita Ranko, Mimoza Rakaj,
violonçelisti
Fatos Mataj
dhe Irena Mëhilli
koncertmaester, që u duartrokitën ngrohtë për mjeshtërinë e interpretimit. Nuk
mund të kuptohej i plotë ky eveniment i fenomenit Krajan pa referimin e
Artistit të Popullit, Serafin
Fankos,
i cili pasqyroi udhën e gjatë të krijimtarisë së letrave të Fadil Krajës, që
janë si më poshtë:
Krijimtaria
letrare e Fadil Krajës
Poezi
Kanga ime
Melodi malësore
Jehonë malesh
Hije të paska
Ndodhitë e Nereidës
Bjer topuz
Prozë
Kandidatja e fundit
Fajin e kishte “Besa”
Heshtja që të ther shpirtin
L’aquila ferita
La gravidanza ferita
Britma e një gruaje (roman)
Drama e komedi
Fisheku në pajë
Shpartallimi
Baca i Gjetajve
Dashuria e trojeve tona
Dy drama
Luani i shtëpisë
Nata e fundit
Jorgani
Gjaku i arbërit
Sinjalet e natës
Çështja e Blertës
Djem të mbarë
Fundi i një komedie
Flamur në dasëm
Kur flasin zemrat
Drama për fëmijë, librete operash e operetash,
etj.
Në udhëtimin plot
“luftë” emocionesh, të traditës puro shqiptare, Fadil Kraja vjenë sërish i
freskët, krenar me “Gjakun e Arbrit”, ku aktorët Tinka Kurti, Gjon Shllaku, P.
Gruda, Agron Dizdari, Gjon Kola, etj., interpretuan pasazhe nga kjo dramë, e
cila krijoi ilaritet në sallë, pasi damarët tanë kullojnë gjak shqiptari, dhe
fatet tona i kërkojmë udhëve të botës, për një copë bukë. Dhe kur vdesim (edhe
të vdekur), kërkojmë një pëllëmbë tokë shqiptare të prehemi të qetë, pa na
përçmuar kush si endacakë. Dhe këto emocione të forta na i rikujton pena e Fadil
Krajës, me “Gjakun e Arbrit”, i cili është qeliza më e pastër, më e shëndoshë,
më e dhimbshme e fateve të kombit shqiptar. Dhe padyshim Fadil Kraja është
dramaturgu më i madh shqiptar, sepse pa frymëmarrjen e artit të tij, letërisa
dhe arti skenik do të ishte një distrofik i pashëruar. Pa Fadilin, letërisa
shqipe do të ishte një zbrazëti, që as shekujt e ardhshëm s’mund ta mbushin.
Fadil Kraja, edhe pse mbi supe mbart peshën e 70 viteve, është gjigandi
“fantazëm” që na ka dhuruar me veprat e tij identitetin shqiptar. Atë që
realisht neve na mungon edhe sot, ku shpesh herë shqiptarët janë refugjatë në
shtëpitë e tyre, duke harruar edhe doket, edhe zakonet shqiptare. Dhe kjo besoj
se ju kujtohet qindra, mijëra shpektatorë që kanë parë dramat “Baca i Gjetajve”,
“Fisheku në pajë”, etj., etj. Të shkruash për veprat e Fadil Krajës duhet të
fluturosh në autostradën e pafund të magjisë së fjalës, që askush s’do ta merrte
guximin t’i vinte semafor, sepse askush s’i jeton dy jetë. Kurse Fadili është i
përjetshëm në veprat e tij. Prandaj F. Kraja do të mbetet strategu më i fuqishëm
në letërsinë shqipe, (sidomos në dramaturgji). Dhe gjithmonë do të quhet
“fantazma” e kështjellës së njerëzve të mëdhenj, që dinë të bëjnë
Epokë,
me mendjen dhe trurin e pazëvendësueshëm për kombin e tij. Dhe për të gjithë
këto vlera të z. Kraja u bë ceremonia e nderimit e shkrimtarit dhe dramaturgut
Fadil Kraja. Këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës e vlerëson:
“Krenaria e
Qytetit”
E falenderojmë Këshillin bashkiak për
vlerësimin që i dha z. Kraja, sepse ai e meritonte kohë më parë, por “radha”
ndërrohet sipas “shijeve”, jo sipas vlerave. Por mos harroni zotëri bashkiakë,
se mbretëreshës së skenës shqiptare, Tinka Kurtit i mungon “kurora” e respektit
dhe mirënjohjes nga institucionet e qytetit të saj, ku ka dhënë gjithçka që mund
të japë një gjeni siç është znj. Tinka. E pazëvendësueshme dhe e pa arritshme në
të gjitha planet e interpretimit skenik e kinematografik.
Do të ishte në
nderin e qytetit të Shkodrës që znj. Tinka Kurti të marrë atë çka meriton.
Megjithatë po rikthehemi sërish tek z. Kraja, pasi Presidenti i R.SH., z. R.
Mejdani, ka vendosur ti mbarojë të gjitha dekoratat (që kanë tepruar qysh në
kohë të Partisë së Punës) për t’i vënë në gjoks. Dhe një të tillë ia vuri edhe
në gjoksin e imët të Fadil Krajës, ku mendja e ndritur e Fadilit s’e asimilon
dot. Megjithatë Presidenti e dekoron me
“Mjeshtër i Madh”.
Nuk e di çfarë
simbolizon ky titull? Fadil Kraja është shkrimtar, dramaturg, nuk është mjeshtër
veprash ndërtimi apo hidrocentralesh. Dhe shkrimtarëve mund t’i jepen tituj, me
emra shkrimtarësh të mëdhenj që kombit tonë s’i kanë munguar qysh në Rilindje,
si Naimi, Fishta, Koliqi, Konica, Noli, Camaj, etj. Ndodh një fenomen i
çuditshëm me vlerësimet që bën shteti shqiptar. Këngëtarëve, mjeshtrave të
muzikës, i jepet çmimi i madh
“Naim Frashëri”
i artë, në vend që të respektohen personalitetet e fushës së muzikës, (siç i ka
gjithë bota). Kurse shkrimtarët apo shkencëtarët vlerësohen me
“Mjeshtër i Madh”.
Megjithatë, kështu e mendojnë ata, dhe ne duhet t’i besojmë dhe të “gëzohemi” se
shteti kujtohet më në fund për vlerat e mirëfillta të artistëve të tyre. Ky
respekt është një sllogan i radhës, një mashtrim flagrant, për t’i mbyllur gojën
shkrimtarëve dhe artistëve, këtij kontigjenti më të varfër të shoqërisë
shqiptare. dekoratat apo vlerësimet siç i quan shteti ynë, janë objekt pa vlerë,
pasi këta artistë s’kanë nevojë për stimuj moralë, se i ka ikur koha “letrave”
pa vlerë. Artistët kanë nevojë për stimuj materialë, për investime, sepse
vlerësimet më të sinqerta ia jep lexuesi dhe spektatori. Juria më e mirë është
Koha me
jetëgjatësinë e saj, duke i bërë të përjetshëm. Ashtu sikurse drama e Fadil
Krajës “Gjaku i Arbërit”. Megjithëse këta njerëz mendjendritur, kënaqen me
thërrimet që marrin nga pensionet, sa për të mbajtur frymën gjallë. Kjo është
fytyra e shtetit shqiptar. Paga vjetore e një shkrimtari si F. Kraja apo e një
artisteje të madhe si T. Kurti, është e barabartë me pagën mujore të një
ministri të shtetit shqiptar, apo të një deputeti. Ky është një fakt i hidhur,
por i vërtetë. Megjithatë, shpirtin e ndjeshëm e të madh të shkrimtarit dhe
artistit, nuk e shterr hipokrizia, as fukarallëku i tyre. Dhe shteti një ditë do
ta kuptojë, se një shtet që nuk investon për artin dhe
kuturën, është idestinuar të vdesë.
Kurse artistët thonë: Investoni për
artin dhe kulturën, që të keni identitet!
Tekstet e
prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de nuk jep përgjigje për faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
 |
introni nuk jep përgjigje për faqe
externe |

|
|