Mirë se vini në Ulqin            E mërkurë, 23 prill 2025     

ne filim         www.ulqini.org është një nyje informative. Qëllimi i saj është të paraqes Ulqinin në hapsirën e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon për Ulqini, shqiptarët, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, të cilat janë të mundshme të prezentohen këtu. Njëkohësisht sherben kjo nyje për komunikim të shqiptarëve që jetojnë në Botë.
 

Hyrja

 

Emripërdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtë bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogël
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujërat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ë Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrës

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekë
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve të qytetit
  Masmedia
  Qëndra për Kulturë
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QË EDHE NE TË REKLAMOHEMI !!!
 

Basri Çapriqi

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri çapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend çitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

Basri Çapriqi
Lindur me 1960 në Anë të Malit-Ulqin.Ka mbaruar gjimnazin në Ulqin, ka studiuar Letërsin Shqipe në Univerzitetin e Prishtinës ku edhe ka magjistruar në Shkencat Filologjike. Është profesor i stilistikës në Fakultetin Filologjik në Prishtin dhe kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.
Veprat letrare:
-”Ylli me dy mijë unaza” 1983
-”Në fund të verës” 1986
-”Ma qet gjuhën” 1989
-”Mikrostrukturat e tekstit” 1990
-”Aksidenti i ores shqiptare” 1993
-”Frutat bizare” 1996
-”Përmasat e kontekstit” 1997
-”The Grass On The Window”

PËRKITAZI ME POEZINË

RECENSION
Simboli në letërsi -

Basri Çapriqi (1960) qysh nga botimi i përmbledhjes së tij të parë me poezi, "Ulli me dy mijë unaza" (1983) ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës letrare. Më pastaj ka botuar edhe përmbledhjet: "Në fund të verës" (1986), "Ma qet gjuhën" (1989), "Frutat bizare" (1989) etj. Përveç poezisë, Çapriqi, përndryshe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ka botuar edhe tekstet studimore: "Mikrostruktura e tekstit" (1990), "Përmasat e kontekstit" (1998) dhe para disa muajsh librin "Simboli dhe rivalët e tij", që paraqet njëkohësisht temën e tij të doktoratës. Pas Hyrjes, në të cilën autori sqaron metodologjinë që ka përdorur gjatë hulumtimeve të tij teorike e letrare, teksti përmban këta kapituj: Simboli dhe rivalët e tij, Letërsia shqipe përballë simbolit mitik, historisë dhe realitetit, Strukturat numinoze simbolike, Evolucioni nga fakti historik te simboli poetik, Simbolet private, Kanalizimi i libidos përmes simbolit, Simbolet me kahje centripetale, Krijimi dhe shmangia e heraldikës, Simboli si gjuhë e pavetëdijes, Simbolet paradigmatike, Simboli i etnisë, Përmbysja e strukturave koherente simbolike dhe - Përfundimi.
Mjaftojnë vetëm titujt e kapitujve, për të kuptuar se Çapriqi ka bërë një ekzaminim të gjerë, multidisiplinar dhe shumëplanësh, të simbolit në letërsinë shqipe.
Kapitulli "Simboli dhe rivalët e tij" paraqet një aventurë hulumtuese të studiuesit në botën e teorisë së letërsisë, respektivisht ai bën një prezantim të thuktë e thelbësor të teorive më të rëndësishme, mbi simbolin në letërsi.
Si çdo studiues i mirë Çapriqi së pari përpiqet ta përdallojë dimensionin semantik të simbolit, në raport me disa nocione/figura të tjera, çfarë janë: alegoria, shenja, arketipet, miti, ikona, kodi, metafora etj. Ky kapitull përfaqëson një nga kontributet më të rëndësishme të këtij libri, sepse sintetizon në një vend rezultatet e punës sistematike të studiuesve më eminentë bashkëkohorë lidhur me këtë problematikë.
Studiuesi dallohet për rezonimin e mprehtë, për minuciozitetin e mendimit dhe për qartësinë kristalore të shprehjes. Sqarimet bëhen me maturinë akademike, konstatimet janë të peshuara mirë dhe përherë koncize. Kështu për shembull, duke folur për dallimin e alegorisë nga simboli, ai shpjegon se alegoria synon njëkuptimësinë, kurse simboli "gjeneron spektër të gjerë kuptimesh" sa që "kurrë deri në fund dhe asnjëherë nuk mund të shteren të gjitha mundësitë interpretatibile të tij". Tipar thelbësor i simbolit është papërcaktueshmëria, që del nga "mjegulla semantike", e cila "shpallet si vlerë e parë e tij". Simboli është një gjenerues i pashterrshëm kuptimesh, i cili secilit i mundëson ta kuptojë në përkim me horizontin e tij të pritjes.
Karakteristikë tjetër e simbolit është papërkthyeshmëria e tij, sepse një simbol nuk mund të përkthehet as të shterret kurrë me një shpjegim të vetëm.
Kur flet për simbolin dhe shenjën, Çapriqi rikujton "habinë" e Eco-s, lidhur me kuptimin që simbolit i japin në shkencat ekzakte, p.sh. në kimi, ku simbolet kimike janë rreptësisht univoke (njëkuptimëshe), çka është krejtësisht në kundërshtim me kuptimin e simbolit në letërsi, që del gjithmonë ambig, me më shumë kuptime.
Në simbol mbetet gjithmonë diçka brenda, që nuk mund ta nxjerrë përfundimisht asnjë lloj interpretimi, qoftë edhe më multidisiplinari. Këtu edhe qëndron bukuria e simbolit, sepse i jep hapësirë imagjinatës që ta mbushë me "pasionet" e veta. Gjithmonë mbetet diçka në terr dhe është ky terr që i shtyn njerëzit ta lexojnë e ta lexojnë sërish, proces ky që shndërrohet në një akt kreativ, gjatë të cilit lexuesi dhe simboli ndikojnë në njëritjetrin.
Është lexuesi ai që duhet ta mbushë simbolin me kuptim, ashtu siç i duket atij, pra, po e parafrazoj Econ - (siç bën edhe autori), duke e shndërruar atë në "konteiner të pasioneve të veta".
B. Çapriqi më se një herë në këtë libër kundërshton interpretimet stereotipe e të politizuara të letërsisë. Kjo më së miri shihet në rastin e veprës poetike të Martin Camajt. Krijimtaria e Camajt shpesh është dekoduar si një alegori politike mbi gjendjen në atdhe dhe raportin e poetit ndaj tij. Çapriqi e hedh poshtë këtë lloj interpretimi dhe argumenton se Camaj posedonte një vetëdije moderne krijuese, tepër të pasur me shtresa kuptimore për ta interpretuar thjesht veç me çelësin e alegorisë. Nuk është alegoria kryefigura e Martin Camajt, sipas Çapriqit, por simboli. Bile, simboli mitik. Mirëpo Camaj "nuk shfrytëzon mit, ai krijon mit". Kjo do të thotë se krijimtaria letrare e tij ndërtohet mbi mitin personal, kështu që edhe simbolet e tij mitike njëkohësisht janë edhe simbole personale (Breshka, Zani, Nama, Gjarpni, Buelli… etj.). Camaj nuk i referohet diçkasë jashtë gjuhës, pra as realitetit historik etj., por përmbushet brenda strukturës së gjuhës, duke gjeneruar kuptime në pajtim me natyrën e saj sugjestionuese.
Mitet janë lënda prej së cilës e ushqen krijimtarinë e vet edhe Rrahman Dedaj. Ai ia del që në kontekst të ri, bashkëkohor, tzi risemantizojë mitet e lashta, duke realizuar përmbysjen e tyre, për të arritur aktualitetin në kohët moderne. Nëse te Camaj Çapriqi përdor sintagmën - simbolet personale, në rastin e Dedajt ai përmend - simbolet private. Në poezinë e Dedajt ai vëren epifaninë simbolike dhe Librin e shenjtë të gabimeve, si mbindërtim antinomik të Librit të shenjtë.
Dritëro Agolli, poet që cilësohet me drejtpërdrejtshmërinë dhe deklarativitetin e shprehjes poetike, po ashtu ka krijuar simbole interesante. Sipas Çapriqit, në opusin e poetit nga Devolli, duhet veçuar simbolet arketipore (e heraldike) "tokë e grua", po edhe simbolin interesant të "pelegrinit", i cili lajmërohet në krijimtarinë e moshës së pleqërisë të poetit. Studiuesi nuk e hesht faktin se një pjesë e madhe e krijimtarisë së Agollit është e vulosur nga simbolika e komuniymit, ideologji kjo të cilën poeti e kishte ideal. Sado që falë stilit të tij deklarativ, simbolet konvencionale janë të shumta, në vargjet e Agollit gjenden edhe simbole aksidentale etj.
Çapriqi nuk e kapërcen rrethin "tejet origjinal të simboleve" që e karakterizojnë krijimtarinë e Fatos Arapit. Simbolet kryesore të Arapit janë: dashuria, deti, liria, atdheu, vdekja, kryqi etj. Megjithëse këto simbole në dukje të parë janë fare të zakonshme, në kontekstin që i vendos poeti ato gjithmonë gjenerojnë "një rrezatim të pakufishëm konotativ".
Simbolin heraldik të maces së zezë, pastaj gurin e kullën etj., simbole aq të shpeshta në poezinë shqipe të Kosovës së viteve z60-z70, Çapriqi i gjen edhe në poezinë e Ali Podrimjes, por i cili, falë gjuhës së komunikativitetit të ulët, arrin tzi shmanget njëkuptimësisë dhe simbolet e tij arrijnë një shkallë mjaft të lartë ambiguiteti.
Ideolekti, apo stili personal i Azem Shkrelit, si duket e magjeps studiuesin ulqinak. Në majë të "piramidës" së simboleve të Shkrelit Çapriqi vëren "fjalën". Në korelacion me fjalën, në sistemin poetik të Shkrelit, derivojnë simbolet: kënga, gjëma, e pathëna, heshtja, mendimi etj. Përveç këtyre simboleve të cilat Çapriqi i quan simbole individuale, opusi i Shkrelit përmban edhe simbole kulturore, si: fara, faji, kallami, kumti, dhjata, briri etj. Po ashtu hutini është një simbol tepër karaktersitik individual i Azem Shkrelit.
Një kapitull të veçantë studiuesi i kushton simbolit në krijimtarinë e pasur letrare të Ismail Kadaresë. Shiu, ky simbol emocional, është i pranishëm si në poezinë ashtu edhe në prozën e Kadaresë. Shiu, përndryshe një simbol aq konvencional, te Kadareja del në trajtën ambiguitive, sidomos në romanin "Kështjella", ku derisa për njërën palë, atë brenda kështjellës, simbolizon shpëtimin, për ushtrinë që mban kështjellën të rrethuar, simbolizon humbjen.
Antikiteti, e veçanërisht Troja, janë topose ku Kadareja merr rregullisht material për krijimtarinë e vet. Kali i Trojës është një simbol "i dashur" i Kadaresë, i kësaj provenience. Simbol tjetër i veçantë i universit simbolik të Kadaresë është - koka e prerë, pastaj edhe - fjala e dhënë, piramida, syri i keq, murimi, shkaba e shumë të tjera.
Një kapitull të studimit të vet Çapriqi ia kushton edhe letërsisë së arbëreshëve dhe simboleve të saj: Morea, Skënderbeu, Arbëria, deti, katundi, gjaku i shprishur etj.
Vlerësimi që studiuesi i bën poezisë shqipe të viteve z70 në Kosovë, paraqet një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm dhe origjinal, që ai i bën kritikës letrare shqipe. Kjo poezi, thotë Çapriqi, e cila dallohet për komunikativitetin e ulët, miljeun kulturor kosovar e dominon në një periudhë rreth dhjetëvjeçare. Përfaqësuesit më eminentë të kësaj poezie janë A. Podrimja, B. Musliu, T. Dervishi, M. Ramadani, E. Basha etj, kurse në Shqipëri Z. Zorba. Dukuria e moskomunikimit më pastaj kaloi nga poezia te proza, e në fund edhe te drama. Janë shumë interesante disa fakte që i konstaton studiuesi. Tirazhet e përmbledhjeve me poezinë e tipit të komunikimit të ulët kapnin shifra deri në tri mijë kopje, që sot, tridhjetë vjet më pas, janë të paarritshme. Çapriqi nuk mendon se konsumimi në atë masë i një letërsie të tillë, në një mjedis të tillë kulturor çfarë ishte Kosova në vitet shtatëdhjetë, është një tregues i besueshëm se lexuesi kosovar i asaj kohe ishte i përgatitur për të komunikuar me atë tip të poezisë. Lexuesi kosovar i atyre viteve poezinë e komunikimit të ulët e konsumonte vërtet shumë, thotë studiuesi, por njëkohësisht "e keqkuptonte tekstin letrar", pikërisht duke e shfrytëzuar si - konteiner të pasioneve të veta (Eco). Keqkuptime të tilla, nuk harron të thotë Çapriqi, ndodhin edhe në letërsitë dhe kulturat e tjera, bile ato janë të kuptueshme kur bëhet fjalë për letërsinë artistike. Në këtë mes ai rikujton një konstatim të Jausit, që thotë se receptimi është një fenomen shoqëror historik.
Pa kurrfarë dileme, studimi "Simboli dhe rivalët e tij" shënon jo vetëm një arritje për studiuesin Basri Çapriqi, por edhe një avancim të rëndësishëm të shkencës së letërsisë në gjuhën shqipe. Ky tekst studimor e afron mendimin kritik e teorik-shkencor që zhvillohet në gjuhën shqipe përkrah rrjedhave më bashkëkohore të shkencës së letërsisë përgjithësisht..........Anton Gojçaj


Liria është një m.. i madh!...

L I R I A
asgjë e re sndodh dhe do të shkojmë në fund
në fund të fundit
liria është një mut i madh dhe se vlen as jetën
ta japësh për të, as atë cikrrimë lirie si si lodh
ata hanë hekur me dhëmbë, liria është faj i
rëndë që bartim lidhur në qafë e shpiejmë diku larg
ku sdinë as ata që hedhin hapa mamutësh liria
është një mut i madh të lodhin heronjtë dhe kurvat
të mbesin në qafë ata hanë hekur me dhëmbë ato hanë
hekur me dhëmb dhe të shtrydhin me fjalime të gjata
për paqen dhe pastertinë e racës ata i lodh paqja
ma sjellin lirinë në pjatë dhe thikën në tryezë
ma marrin frymën kur u pëlcet lëvozhga nga qetësia
Basri Çapriqi
Prishtinë, 1996
 

Shefqet Dibrani

Poezia "Liria" e Basri Çapriqit është publikuar në faqen 28 të librit me poezi "Frutat bizare" që u botua qysh në vitin 1996. Libri si tërësi edhe atëherë u vlerësua sikurse edhe poezia e Basri Çapriqit që ka zgjuar gjithmonë interesim, por nuk e di nëse atëherë, apo më vonë, poezia në fjalë ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe të lexuesit, në përmasat e kontestit dhe përmbajtjes që ka. Poezia është shkruar në rrethana shtypjeje dhe dhune permanente, atëherë kur nocioni i "Lirisë" nuk kishte kuptim, sepse për lirinë as që mund të flitej në kuptimin imagjinar të kësaj fjale. Mllefi që del i shqiptuar nga vargjet e cituara është një karakteristikë e veçantë, ashtu sikurse dufi i çfryrë në atë kohë që ishte jo vetëm një guxim qytetar, por dilte si një eveniment i rrallë letrar, kur krijuesi dhe poeti do të protestojë për të gjitha indikacionet e "sjellësve të lirisë?!", të cilat i ka regjistruar dhe atakuar shumë vite më parë, se sa kur vendin do ta vërshojë një gjendje kaotike, e cila do të ndodhë në kohën kur liria "prejudikohet" si një nocion dhe koncept real.
Por, nëse poezinë "Liria" e shkëpusim nga kontesti kohor kur është shkruar dhe e vendosim në një kontest kohor tjetër, kur nocioni "Liri", siç thamë më parë, ka atë kuptimin real të saj, poezia merrë dimensione krejt tjera. Ajo, pra poezia, shikuar nga rrafshi real është një pasqyrim meditativ i ideve, të cilat vihen në kontestin kohor dhe u përshtaten ngjarjeve dhe rrethanave të reja, që janë krijuar në hapësirën kosovare. Në këtë prizëm, autori ka arritur të parandjejë shumë vite më parë se "liria" mund të jetë edhe një nocion i shëmtuar, pra shprehur banalisht "një mut i madh"!
Tani më "Liria" shikohet me një pikëpyetje të madhe, sepse nuk po përjetohet ashtu siç e kanë gjakuar të rënit dhe as të gjallët, pra as ashtu si kemi ëndërruar për një liri pak më tjetër, ku njerëzit e një gjuhe dhe të një gjaku nuk do të vriten, nuk do të lëndohen në mes veti, pra nga ata që pretendojnë se kanë sjellur lirinë, sepse "në fund të fundit liria është një mut i madh" për të cilën, siç është shprehur që atëherë edhe autori i saj, nuk "ia vlen as jetën ta japësh".
Tani shtrohet pyetja: Në këto vitet e pasluftës a ka pasur mëdyshje në këtë pikë? Themi Po, bile me shkronjën e madhe duhet ta shkruajmë, sepse ka pasur dhe fatkeqësisht ka mëdyshje të tjera, madje, madje shpesh është shprehur si mllef i shfaqur për dukuritë e shëmtuara që po ndodhin. Tani sikur nënkuptohet se "liria është faj i rëndë që bartim lidhur në qafë e shpiejmë diku larg", duke u krijuar bindja se pikërisht atë nocionin e "lirisë" jemi duke e larguar larg, larg, tej mundësive dhe arritjeve tona dhe kjo po ndodhë kur "szdinë as ata që hedhin hapa mamutësh", se veprimet partizançe të tyre kanë bërë që të duket se "liria është një mut i madh", sepse "të lodhin heronjtë" dhe tribunarët e tribunave primitive në kujtim të heronjëve, kurse, në secilën lagje dhe gati në secilën shtëpi, njerëzve u mungon buka dhe gjërat elementare për jetesë. Në anën tjetër derdhen miliona e miliona shpenzime për të ngritur "Heronj e legjenda mitike" të tipit ballkanik, kurse prapa qëndron ajo garda e poetëve kooperativistë, për tzi zbukuruar idetë dhe fjalimet e mëdha, në të cilat shpikin dije, trimëri dhe mesazhe, që kurrë szi kemi dëgjuar për të gjallë të tyre dhe nuk kanë dalur nga goja e heronjëve, sepse ata kanë pasur tjetër ideal. Mbase kishin edhe qëllim fisnik, dhe sigurisht për atë u flijuan. Ata, pra Heronjtë shkuan për mos i parë brigadieret dhe shkrimtarët kooperativistë, që "kurvat (po ju) të mbesin në qafë". Madje, madje sot nuk ka as guxim të kundërshtohen këto marrëzi as një veprim i shëmtuar, sepse "ata hanë hekur me dhëmbë ato hanë hekur me dhëmb" dhe vazhdimisht kudo "të shtrydhin me fjalime të gjata, për paqen dhe pastërtinë e racës" nga e cila vetëm ata kanë të drejtë, vetëm ata kanë lirinë e fjalës, vetëm ata kanë të drejtë në Liri, por "ata i lodh paqja", i ka lodhur paaftësia për ta bërë Lirinë. Si duket kjo është njëra nga arsyet pse "sjellin lirinë në pjatë dhe thikën në tryezë", e vazhdimisht po "marrin frymën kur u pëlcet lëvozhga nga qetësia", me vrasje makabre e dhunë qytetare, me shkatrrime dhe denigrime të të gjitha epiteteve dhe vetive të mira, sepse "liria është një mut i madh"!...
Nga gjithë kjo rrokullisje drejt një humnere të arritshme, sikur nocioni "Liri" sot shkruhet me një pikëpyetje të madhe, ngase është bastardhuar nga palaço çlirimtarësh, që luftën e kanë parë në televizion, nga informatorë dhe lëpirës të pjatave, nëpër kancelaritë e shërbimeve sekrete, kurse sot puthen tribunave dhe zgërdhihen vazhdimisht për kaosin më të përçudshëm dhe "LIRINË" e sfilitur. Megjithatë, poeti Basri Çapriqi mbetet njeriu, intelektuali dhe poeti i parandjenjave për gjëra dhe zhvillime të shëmtuara, që katërcipërisht ia ka qëlluar vite më parë.
Poezia "Liria" e Basri Çapriqit mbetet njëri nga krijimet më të rralla, që i ka letërsia e sotme shqipe. Ai, do të mbetet poeti më i saktë në një prognozim për kohëra e erëra të furtunshme, që do të mbulojnë një vend dhe një hapsirë, nga të cilat shoqëria e ka të vështirë të drejtohet dhe të ecë vertikalisht.


Frutat bizare, Rilindja, 1996, Prishtinë
Profesor Dr. Milazim Krasniqi

 


ESE

Çapriqi, poet i veçantë


Njerëzit janë të pëkryer
E bartin nën gjuhë Dheun At
(nga "Muri Gjigant)

Ali Podrimja

Poezia nuk shkruhet kur duam

Në kapërcyell të viteve të z70-ta fenomeni i letërsisë moderne kishte zënë të shkruhej e të debatohej më shpesh. Në të dy anët e Drinit ishin botuar vepra që meritonin të mbanin këtë epitet. Në vitin 1971, një grup krijuesish nga Prishtina iu kishin kundërvënë realizmit socialist me tekstin problemor "Vox clamantis in deserto", pasi që këtë drejtim letrar e shikonin të demoduar dhe të huaj për kulturën dhe krijimtarinë shqiptare. Ata që mendonin ndryshe harronin se "kundërshtimi i letërsisë bën pjesë në letërsi" (M.J.Lefebve). Pas tri dekadash teksti i cituar do konsiderohet manifest i parë në letrat shqipe (Fjala, supliment i Temës, Tiranë, 2003)
Thyerjet ishin të dukshme, se vlerat letrare kishin zënë të shikohen ndryshe nga bindjet ideologjike dhe njëtrajtshmërisë. Modernia pushtonte hapësirën mes pasojave dhe guximit krijues. Në kohë të mëdyshjeve, përplasjeve e kërkimit të së resë zbriste një i ri nga cepi verior i Ilirisë, i cili artin do e kuptojë, para së gjithash, shpalim të vetes e kënaqësi estetike si dhe mjet për të dëshmuar identitetin; do u shmanget skemave banale e stereotipeve, verbi i tij poetik do lëvizë nga poezia imazhiste me nuanca mitike e deri te poezia e revoltës dhe asaj konceptuale. Përballemi me një krijues, i cili veçohet nga brezi i tij për ndjeshmëri e artikulim bashkëkohor, koncepte e ide si dhe për guximin intelektual edhe ndaj temave tabu. Këtë do e hasim edhe në shkrimet e tij diskursive. Vlen të shfletohet libri i eseve "Simboli dhe rivalët e tij", që mbështet kryesisht vlerat dhe kriteret. Kemi të bëjmë pra, me një krijues që gjërave u qaset dhe nuk i merr si kalueshmëri.
Basri Çapriqi (1960, Ulqin) nga publikimet e poezive të para në revistën letrare "Koha", e cila botohej në gjuhën shqipe në Podgoricë (1979), do zgjojë kërshërinë e recepientit për shtresimet tekstore që të pakapshme ishin për borizanët e letrave; se në tekstin e tij hetohej "ndjesia e tmerrit", siç do thoshte Roger Caillos. Nga poezitë e publikuara kisha veçuar "Ulli me dy mijë unaza" dhe "Ubla e Krajës". Në të parën lexoja fletët e librit të ardhshëm, tek depërtoja nëpër fjalë e imazhe të servuara nga kujtesa historike, mësoja për origjinën e poetit; në të dytën përballesha me mistikën e magjinë, ku humbiste ai cep verior dhe mbetej ndonjë kujtim për ndonjë kështjellë ilire, për ndonjë liburnë të humbur në botën e algjeve, për ato pak fjalë e toponime që i kishin shpëtuar harrimit. Vërehej se në letrat shqipe hynte një poet me vokabular mesdhetar, ku fjalëve dhe figurave u vinte era det, krip, ulli, peshk si dhe shkrum nga shpërbërjet dhe rrënimet e vazhdueshme të qenies sonë. Një poezi e tillë kërkon angazhim dhe lexim të vëmendshëm se kemi të bëjmë me një qasje të re, me tekst të dendur e shprehje të zgjedhura gati abstarkte. Duhet kërkuar dhe një detaj, thoshte poeti amrikan, Xhon Bishop, për të shpalosur botën magjike, atë mister.
Basri Çapriqi nuk nxiton në hapësirën e letrës së bardhë. U kthehet shpesh herë edhe teksteve të mëparshme, duke e përkrahur mendimin se poezia nuk shkruhet kur duam dhe se është art më se i vështirë.

Nuanca mitike

Në një poezi të vonshme "Ec, në hapësirë gjë e gjallë szdridhet" poeti na përkujton : "Të vdekshëm njerëzit/mund të ecin gjatë", na kthen në vendlindje, te ai cep verior i Ilirisë, të përcjellim bëmat që vazhdonin të ndodhin. Nuk kisha dëgjuar më parë se anamalasit çdo verë në ditë të caktuara festive, bartnin nga një gur deri në maje të Rumisë, mal i shenjtë i labeatëve. Ëndërronin majen ta shihnin më të lartë se malin. Këtij mundimi sizifian ia kishin thurur dhe këngën. Në kohë vape zdirgjeshin te ublat (puset) të shpërndara gjithandej Shasit, se Ujit të Madh nuk mund tzi afroheshin. Ndodhnin gjëra më se të çuditshme. Ata që kishin përjetuar terrin e ublave, mund tzi prekte dhe vdekja, se nëpër ato lëvizte dhe ndonjë gjarpër, por baballarët dëgjonin mesazhet e të parëve: Fëmijët të përgatiten, të jenë dhe rezistentë. Diçka mitike, tzu kenë lakmi dhe fantastët latino-amerikanë. Në tekstin e Basri Çapriqit reflektohet kjo. Do të thotë se krijuesi i njëmendët vështirë e ka të kyçë kujtesën. Sipas poetit: "Ubla e Krajës u çel 1001 ditë/ në vitin 1001/…ka ruajtur damarin e burimit 1001 vjet. Shihet pra se një botë e të bëmave u krijua në një kohë kur akrepat e orës kishin pushuar. Në kohën zero ishin përbiruar dhe "të vdekshmit që mund të ecin gjatë". Kemi të bëjmë me një botë ireale, me ndërrime e shtresime të mëdha shpirtërore e me tragjedi të reja. Që në poezinë e parë poeti përcaktoi dhe orientimin e tij:

Në rrugën romake Ulcinium Scodra
Gjendet qyteti ilir Shas
(Qyteti me dy porta).

Fatkeqësisht, udhëtimi mes këtyre dy qyteteve do zgjasë hiç më pak se pesëdhjetë vjetë, se mbretëronte kohë e mendjes së errët (Çasllav Milloshi). Ky turp njerëzor binte ndesh me thënien e një poeti se atdheu mbrohet me bukuri. Por çzkishin të bukur "vagonët e kuq me yll që bartnin mish" dhe koha e bunkerizmit të një populli të poshtëruar nga diktatura. Prandaj dhe revolta e poetit do të shkallëzohet në poezinë e tij dhe ajo është e kuptueshme. Rebelimi krijues është dhe akt i dinjitetit njerëzor. Një qëndrimi të guximshëm i vëhen pra dhe kornizat e të bukurës. Shqetësimet e poetit për atë që ndodhte rreth tij, do e nxisin të ironizojë thuaja çdo segment të shoqërisë që i takon. Detyra e krijuesit është të mos e pranojë të keqen qoftë dhe e popullit të tij. Çapriqi nuk mund të harrojë të bërat që kishin ndodhur në hapësirën shqiptare. Ndien dhembje edhe për derdhjen e Çamërisë, siç ndien për Shasin, që e konsideron qytet të rëndësishëm, se është vendlindja e "Mesharit" të Buzukut, librit të parë në gjuhën shqipe, që në të kalaurën ishte shquar për shumë objekte të kultit. Ja, dhe ky do e përjetojë poshtërimin dhe rrënimin e ngadalshëm: nuk mund të zbriste as në Scodra, kryeqendrën e dikurshme të Ilirisë, që e kishte vetëm një vrap. Ishte ngritur ai muri. Po çzjanë këta kufij që edhe njerëzit e një gjaku i tëhuajsuaka ?
Damkë të rëndë la në kujtesën e kombit dhe viti z45 i shekullit të kaluar. Për tragjedinë e Tivarit u shkruan poezi e libra, që pak na kujtohen disa. Çapriqi kësaj të zeze do i qaset duke kapur detaje domethënëse e duke kërkuar elemente shprese, pra nuk e pranon harresën: "plisa të bardhë çon deti në jetën time" dhe i shënon ekzekutorët e asaj kasaphaneje: "vagonët e kuq me yll" si dhe viktimat " plisat e bardhë" për ta mbyllur një tragjedi të dhimbshme njerëzore me rënien e sahatkullës. Por poeti do bindet se para tij ngriteshin kufij e mure, që do i elaborojë si terror të mendjes së errët.

Muri, ai përbindësh

Hapësira që fillon aty diku dhe mbaron te muri, Basri Çapriqin e tmerron, i duket diçka absurde. Sheh se çdo gjë është zbehur edhe dritarja nga e shihte Murin që e ndante nga ana tjetër. E çzkishte tej? E pathënë, mjegullinë; qëndron ajo perdja e hekurt që në kohë sistemesh na kishte folur Çerçili. Murin e sheh si një përbindësh. Ai nuk ngritet të kapërcehet, pra muri rrënohet. Ekzistimi i tij e tëhuajson, e mbyll në gëzhojë ku vështirë frymohet. Ngrit konceptin për të, se muri simbolizon frikën. Mes asaj madhësie tmerruese është e kufizuar dhe e coptuar çdo gjë, edhe hapësira para tij. Njeriu deri kur të mbetet rob i këtij farë Murit që nuk i shihet filli as mbarimi e nuk dihet kush e ngriti atë dhe pse hijon para Njeriut. Vënia e problemeve qenësore në spikamë Basri Çapriqin e shkëput nga poezia e hershme imazhiste me nuanca mitike, të cilat më vonë do i reflektohen si drita nostalgjike. Në tekstin e tij zënë të postohen tema të rënda. Ndeshemi me shenjat e para të poezisë konceptuale, ku hetohet dhe prania e frymës anglosaksone. Artikulimi është shpesh dhe dramatik. Problemet marrin një shtrirje të gjerë, ku shenjat dhe mesazhet do i lexojmë si fatkeqësi njerëzore. Poeti thekson: "të ndjek Muri se Ti Dheun At bart nën gjuhë", pra shtrohet pyetja: Mos erdh koha gjërat të shikohen në copëza dhe liria na qenka mbyllja në vete nga frika e Murit Gjigant? Na parafytyrohet poezia e njohur "Muret" e Kavafisit nga të cilat nuk mund të lirohej poeti e që i shkakton të papritura nga humbja e hapësirës dhe lëvizja e kërmillit që i përjetuam edhe ne. Në një situatë të tillë vërejmë se Muri i ngritur rreth tij e që e shkruan me shkronjë të madhe do e sjellë te një përfundim jo bash i lehtë. Përballja me të shkakton dhembje, se dritarja vazhdon të zbehet dhe shikimi të mbetet diku në kornizat e fatkeqësisë. Vërtet çzduhet bërë të lirohemi nga ajo dhe Muri lëvizës? Borgesi thoshte: " Në letërsi gjithçka është mister, gjithçka i ngjan një lloji magjie". Shikimin nga dritarja që zbehet poeti e mbyll me një buzëqeshje të skajshme ironike: "njerëzit janë të përkryer/ e bartin nën gjuhë Dheun At. Ligjërimi u drejtohet shpërbërjeve jo vetëm të sistemeve, por edhe popujve. Sintagmën Dheu At linguistika bashkëkohore do e interpretojë si diçka të çrëndomtë, siç do të veprojë ndoshta edhe me titullin e përzgjedhjes "Burimi nën gjuhë", një sintagmë jo e zakonshme. Ky çrëndomtësim gjuhësor shpalon ironinë e tij rrënuese, karakteristikë e krijuesve që nuk pajtohen me kanune të asnjë sistemi. Kujtoni njeriun e ri të diktaturës, pas rënies së sistemit ai nuk do të mund të gjendet në hapësirën, se kishte probleme me hapësirën. Poeti e vë në tallje regjimin diktatorial dhe ndien dhembje për njeriun që eksperimentohej me të në laboratorin e tij. Dhe moralin pa etikë poeti na e thotë përmes një lavireje dhe dy ministrave, njëri i ushqimeve dhe tjetri i industrisë së rëndë, i vë përballë raportet njerëzore dhe nxjerr kontradiktat si barazim grotesk mes sistemeve. Në një mjedis tjetër njeriu i ashtuquajtur i ri na del figurë tragjike, ku morali shndërrohet në monedhë (Vasha nga Lindja prostitutë në Romë). Zhgënjimi është më se njerëzor, se mbyllja hermetike ishte katastrofale. Pajtohesh edhe me turpin, krimin, vandalizmin. Tëhuajsimi ishte i thellë dhe lypset të kthehen gjërat në normalitet. Pra, dhe sarkazma e poetit: "Të lodhin heronjtë dhe kurvat", është akuzuese për atë që ndodh në një kohë kaosi, që poeti do e forcojë këtë me poezinë "Vullneti i popullit" ku shkaktarët i sheh te shteti, i gatshëm të bëjë çdo gjë kur nuk përfillet ligji. Prodhuesit e dhunës janë të zotë sa e besdisin edhe poetin: "Ju kur të doni/do pjellë macja. Ja deri ku Muri Gjigant i çoi popujt, që ishin shkëputur për një kohë të gjatë nga grigja njerëzore dhe ishin detyruar të fshehin nën gjuhë Dheun At, që është njëherazi dhe pezmi i poetit ndaj tkurrjes së vazhdueshme të hapësirës së tij.

Mes lirisë dhe anarkisë

Liria ëshët e shenjtë dhe i ka rregullat e veta. Pushton dhe shpreh guximin dhe bukurinë njerëzore. Por shpesh në emër të saj ndodhin dhe gjëra makabre. Thuhet se shqiptarët më shumë u vranë në kohë paqeje se gjatë LNÇ. Kufijt dhe Muri e kishin shtyrë poetin të dyshojë në lirinë. Në kohën e diktaturës terri kapërdiu edhe të pafajshëm. E tëhuajsoi njeriun, e shndërroi në asgjë, e gërditi nga vetja dhe rrethi, sepse kufizimi i lirisë e solli në situatë poshtëruese. Megjithatë, guximi njerëzor nuk prajti, u shtruan dhe pyetje tejet rrënuese: çfarë vizioni dhe të ardhmeje mund të ketë një vend ku "liria vret" (Fatos Arapi), pra liria mund të jetë edhe "një faj i rëndë" (Basri Çapriqi) keqpërdorimi i saj shpie deri te kriminizimi i saj. Në veprën "Njeriu i revoltuar" Albert Kamy vinte në spikamë se revolta e vë njeriun në veprim. Nga ky pikëshikim e zë edhe ligjërimin e Basri Çapriqit për lirinë që e refuzon bizaren, se mes lirisë dhe anarkisë lëviz arsyeja. Gaz i hidhur i Çapriqit: "sa ditë e bukur me vdekë për veten time"(Frutat bizare) na nxit të mendojmë. Do të thotë se mjaft vdiqëm për të huajt, urti që duhet bartur te xhepi i zemrës.

Intima

Fletë e re në poezinë e Basri Çapriqit është Intima, lirikë e pastër e me një imagjinatë të bujshme. Ajo që e dallon këtë poet nga të tjerët është se përmbajtjet i fisnikëron dhe i rri anash banalizimit, që në letrat shqipe ka zënë të jetë mjaft i pranishëm. E bukura shpie te madhështia. Floubert thosht
 


IDOLATRIA BOLSHEVIKE SHQIPTARE 

Sa është larg Qyteti Stalin nga Mitrovica e Titos

Shqiptarët janë nga popujt që kanë humbur më së shumti njerëz në Luftën e II Botërore, krahasuar me numrin e banorve. Njëzet e tetë mijë  vetëm në Shqipërinë me 2800 km2. Një viktimë në çdo një km2. Dhe kush do të kishte besuar pas asaj lufte të përgjakshme, në ato ditë te entuziazmit revolucionar komunist se pas gati një gjysmë shekulli lirie ata fitimtarë mbi fashizmin do të jenë humbësit më të mëdhenj të lirisë se tyre. Dhe kush do të kishte besuar se për ta fituar sërish atë liri të humbur 45 vjet me radhë duhet përsëri te luftojnë. Lufta tash ndryshon esencialisht, sepse duhet luftuar kundër vetvetes nga e cila duhet fituar lirinë e shkelur. Të gjithë popujt e mbetur në pjesën socialiste të rregullimit shoqëror, këto ditë të agonisë socialiste numërojnë humbjet kombëtare gjatë kësaj kohëzgjatjeje të perandorisë së kuqe. Derisa ata kanë pasur mundësi t'i kenë edhe shifrat e sakta të humbjeve sepse e kanë përfunduar epokën, unë mund të supozoj sepse populli im ende s'e ka përfunduar këtë epokë, sadoqë i pari ka hyrë në të, në agimin e kuq, pas Luftës së II. Ekziston një lojë, rregullat e së cilës parashohin se ai që hyn i pari, i fundit del nga loja. 

Derisa gjendesha në Beograd në prag të festave të mia kombëtare 78 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 45 vjetorit të hyrjes në socializëm dhe posaçërisht të 800 vjetorit të shtetit të parë shqiptar, më bënë përshtypje dy botime që shiteshin në rrugën e Knjaz Mihajlllt, "Otadzbinä' (Atdheu) dhe " Velika Srbija" (Serbia e Madhe). Titulli "Otadzbina" i gazetës cirilike te Beogradit as që më ra në sy, sepse sot është një nga fjalët më inflatore, por teksti i shqiptuar nga shitësi i gazetave në rrugë më ngacmoi veshin me atë intonim alarmues: Iu që s'keni atdhe, blene atdheun". Titulli "Velika Srbija" i botimit tjetër që i rrinte në anën tjetër të rrugës vetëm c plotësonte dhe e precizonte atë absurd të shitjes dhe blerjes së atdheut. Kureshtjen time për të parë atë shfaqje të shitjes c blerjes së atdheut, nuk e zgjoji dëshira ime për të blerë atdhe sepse kurrë s'kam pritur se mund të dalë ne treg një artikull i atillë, Por vetëm interesimi që më lindi për të parë se kush shet zakonisht dhe kush blen rëndom atdhe. Më në fund pashë se ata vetëm bënin tregti ndërmjet veti në dy anët e kundërta të së njëjtës rrugë të shtruar që nga Mesjeta. Ata të "Velika Serbisë", nxitonin të blenin atdhe kurse ata të "Atdheut" përpiqeshin t'u shesin mall fals atyrc të "Velika Serbisë". Dhe pastaj i ndërronin vendet, ata të "Velika Srbija" fillonin shitjen e mallit e ata të "Atdheut" nxitonin ta blenin sa më parë si atdhe. 

Derisa po ndigja këtë lojë amhiciesh në Beograd, presioni asociativ më kujtoi rrëfimin tragjik të qenies sime kombëtare të agimit të sozializmit të artikuluar si heqje dorë nga hapësira e vet shpirtërore e që ma kish treguar miku im që tash është në moshë të shtyrë. Derisa gjendej në studime në Zagreb, menjëherë pas Luftës, kishte takuar rastësisht dy bashkatdhetarë nga Lushnja, të cilët i kishte ngacmuar për atë slloganin c njohur te Trieshtës: "Zivot damo Trst ne damo" që për çudinë time, pas Luftës ishte brohoritur edhe në Shqipëri. Ju mund të interesoheni për shqiptarët, u kish thënë, para se të shkoni aq larg. Ata ishin përgiigjur triumfalisht si në Frontin e Sremit, "Ju jeni mirë edhe jashtë kufijve, sepse jeni në socializëm. Ne duhet të luftojmë per vëllezërit tanë të Trieshtës të cilët kanë mbetur nën Kthetrat e Kapitalizmit. 

Pas këtij argumenti marr guximin të deklaroj se socializmi dëmin më të madh kombëtar ua ka sjellë shqiptarëve ne tërë hapësirën e llagerit socialist. Pse? Dy njerëzit me ndjenja të dëlira e që nuk dyshoj hiç në patriotizmin e tyre dhe në gatishmërinë per te dhënë edhe jetën kur e lyp atdheu, me një fjali humane e kanë shprehur tërë atë tragjikë të utopisë vetëvrasëse shqiptare të pasluftës.

Në instancën e fundit te utopisë së vet socializmi ka pasur karakter antikombëtar por atë trysni të ndrydhjes shpirtërore nuk e kanë përjetuar të gjitha kombet njesoj. Të mëdhenjetë kur kanë bërë restriksione të trashëgimisë historike kombetare, si nje nga kërkesat bazë te shoqërisë se re që niste së ndërtuari nga fillimi c që e kishte bëre ligj revolucionin e jo evolucionin, krijonin nje idolatri të re kombetare per ta zëvendësuar idolatrinë c vjetër mesjetare. Duke iu përmbajtur. këtij shablloni, komunistet shqiptare ne tërë hapësirën kulturore gjitheshqiptare, që ne ditet e para të pasluftës nisën restriksionet e trashëgimisë historike, më arsyetim, siç thoshin, të shfrytëzimit kritik te thesarit të trashëguar. Por, pjesën tjetër te procesit universal që quhej "krijim i nje bote te re" ata nuk e bënë si popujt e tjerë te llagerit socialist, por per t'u dëshmuar me bindshëm ne ortodoksinë c vet bolshevike ne vend që të krijonin idolatrine primitive kombëtare si gjithë bota e pacivilizuar komuniste, shkonin edhe nje hap me tej dhe krijonin si të veten idolatrine primitive antikombëtare të stapele të Rosisë. Nje nga detyrat e ngutshme te misionit te ri te pasluftës që i ishte bërë obsesion "bota e re" e që pastaj 45 vjet lëngoi nga mania e trashgimis kombëtare e që ne instancn e fundit nuk ngurronte ta deklaronte, ishte ardhja ne kete bote per të përmbysur boten e mparshme, sie e quanin ata, te vjetër e të panevojshme për njeriun e ri Socialist. Ne atë Projekt afatgjate, absurdi më i madh shfaqet ne përmbysjen e toponimisë mijëvjeçare kombëtare që duhej te shënonte prfundimin e nje kohë te vjetër dhe ne krijimin e nje Toponimie të re, ideologjikisht të shëndoshë që do të bënte te mundur krijimin e nje idolatrie primitive per të nisur dëshminë që do t'u lihej brezave që vijnë se bota fillon prej nesh e me ne dhe per të shfaqur kënaqësinë per faktin se baballarët tanë s'kane bërë gië per te qenë më shekuj, vetëm kanë numeruar yjet tërë kohën Por, Ido absurd ka edhe nuancat e veta që e shkallëzojnë varësish nga hapësira ku shfaqet. Derisa pjesa me e madhe e popujve te vathës socialiste e zëevendësonin toponiminë e trasheguar me Idolatrinë e vet kombëtare te ideologjisë se shëndoshë shqiptarët shënojne presedence. Askush ne bot nuk shfaq habi per Leningradin apo Stalingradin sovjetik, ashtu siç nuk shfaq habi per 8 qytetet e  Jugosllavisë, të emërtuar  me emrin e Titos, por tërë bota e civilizuar, përveç inteligjencies meskine shqiptare, çuditet tej mase dhe nuk mundet të gjejë shpjegim logjik për Qytetin Stalin (kalk nga përkthimi mekanik i Stalingradit) të zhvendosur në brigjet mediterane të shtetit të, ngushtë shqiptar. Askush nuk do t'i çuditej Shqipërisë  socialiste  të kish pagëzuar ndonjë qytet me emrin e Enver Hoxhës udhëheqësin e Revolucionit, sepse ky ishte një stereotip normal për epokën e socializmit, diçka e provuar, diçka e provuar dhe e natyrshme për logjikën e "botës së re", por gjitkush i çuditet për importimin e një malli aq të rëndë në kohën kur në vend mund të gjejë me bollëk prodhime të atillë me etiketë të firmës vendëse.

Mitrovica e Titos (kalk nga përkthimi i drejtpërdrejtë i Titova Mitrovica) që është ekuivalent i Qytetit Stalin (Stalingrad), është pagëzim i ngjashëm me kodeksin e idolatrisë se "botës së re" të cilin shqiptarët e pranojnë si fosil të një ekspedite pagëzuese të giysmës se dytë të, shekullit XX në tërë hapësirën jetësore shqiptare. Përse shiptarët ngurrojnë te krijojnë idolatrinë e tyre me paketim bolshevik shqiptar dhe përse atë e zëvendësojnë me idolatriantikombëtare.

Një kohë të gjatë njerëzit që i kanë prirë ndërtimit të "botës së re "shqiptare nuk kanë mundur ta bindin veten në madhështinë e vet dhe s'kane pasur guxim te pagëzojnë me emrin e tyre qytete të tëra. Si rezultat i kësaj ata shpesh kanë plasuar fotografi të rastit, të bëra krah por krah me udhëheqësit e mëdhenj te revolucionit, Stalin e Titon , për ta artikuluar revolucionaritetin e vet dhe bësnikërinë ndaj kauzës së proletariaiti ndërkombëtar. Ekzemplarë tipikë janë fotot e Enverit me Stalinin dhe Fadil Hoxhës më Josip më Bronzin. Kur më në Fund kanë marrë zemër dhe e kanë bindur veten për madhështinë e vet, ka vërshuar një lumë i paparë i pagëzieve të institucioneve  e kooperativave, i organizatave të pionierëve e i universiteteve, i kantierëve punues e i komisioneve ideologjike, për ta socializuar atë bindje edhe te mileti. Dhe kjo është krejt normale e në vazhdën e te njëjtit model që strihet në tërë hapësiren onomastike bolshevike evropiane ku nuk mund të ketë tepri dhe inflacion emërtimesh sepse nuk ekziston ndjenja e masës dhe kufiri që mund të ndalë pasionet.

Një nga specifikat e tejkalimit te kufirit të masës në planin omomastik bolshevik shqiptar është inflacioni i rritur dita ditës gjatë tërë 45 viteve të patronimeve karizmatike komuniste në folklorin dhe tekstet e këngëve shqiptare.

Në kohën e vërshimit të pustetit absolut të idolatrisë bolshevike, shqiptarët s'kane mundur të bëjnë asnje çast jetë individuale 45 vjet më radhë, kudo që janë gjendur ata, përveç nëse kanë vendosur të bllokojnë tërësisht mekanizmat receptuese të artit gjë që nuk mund të bëhet në hapësirën jetësore ku ka pasur pushtet partia bolshevike kudo në Evropë Ata s'kanë mundur të bëjnë jetë individuale sepse patronimet karizmatike të onomastikës  bolshevike i kanë përcjellë në çdo kohë dhe në çdo vend; në gëzime familjare dhe në mort, në rrugë dhe në shtëpi në orar të punës dhe në uikend, në shtratin bashkëshortor dhe në pushim të lindjes, në mbledhjet partiake të mbrëmjëve dhe në ballot e vona të rinisë, me një fjalë kudo që ata kanë dëgjuar këngë popullore apo argëtuese. Po ç`është edhe më keq ata s'kanë mundur të bëjnë  jetë të qetë individuale as kur kanë dalë dorë për dore me të dashurin apo të dashurën parqeve të qytetit ku kanë pasur nevojë të jenë më së shumti vetëm, sepse pranë rrugës apo pranë lulishtes në fasadat e ndërtesave të banimit apo në kantiere, në çerdhe apo në universitete, kanë ngritur grushtin lart patronimet e Revolucionit të Tetorit dhe të gjitha variacionet revoluacionare që kanë ardhur më vonë. Krejt ky inflacion idolatrik me fanatizëm ka qenë i dendësuar brenda kallëpit ideologjik të kampit socialist dhe që t'i përmbahet  synimit esencial, krijimit të iluzionit se bota fillon prej nesh e me ne, kanë bërë restriksionin më të vrazhdë të trashegimisë kombëtare shqiptare. Herë‑herë prijësit e Revoluionit që 45 vjet rrjedh në paqe, tërthorazi, me rastin e shënimit të ndonjë  ngjarijeje të madhe të historisë së mëhershme kombëtare, kanë lëshuar pe në revolucionaritetin e vet dhe kanë zënë në gojë ndonjë ngjarje  apo personalitet dhe kanë lejuar  të vendoset  ndonjë bust, por kurrë nuk kanë lëshuar pe në kokëforësinë e ortodoksiz- min e vet ideologjik, per t'u lëshuar vend proporcional, sepse atëherë do të shembej synimi kryesor i "botës së re" së çdo gjë fillon prej vitit 1945. Shtatora e Stalinit në qendër të Tiranës dhe firma ë Titos në fasadën e ndërtesës qendrore në rrugën kryesore "Marshall Tito" në Prishtinë janë dy udhërrefyesit kryesorë që duhet t'u përkujtojnë shqiptarëve çdo mëngjes se historia e tyre fillon me këta dy bij im.' të mëdhenj të popullit (shqiptar) dhe se çdo gjë që është krijuar  para tyre duhet të merret me rezervë sepse i takon botës së vjetër e të prapambetur. Në këto kushte, shqiptarët pranojnë deklaratën vetëvrasëse kulturore të shpallur me dekret nga rovolucioni që rrjedh edhe në paqe, "luftën kundë shfaqjeve te huaja". Shablloni i ketillë ideologjik që lind në kohën kur populli shqiptar veç ishte zhytur deri në fyt në "shfaqjen e huaj" me vetëvrasëse të historisë së vet, s'është kurrgje tjetër vetëm një farsë e përsëritur mijëra herë në pakëtim e patetikë të njëjtë edhe në vendet e tjera te kampit, e, kishte për qëllim mbrojtjen e shfaqjes së huaj ideologjike të Azisë nga "Shfaqjet e huaja" estetike të Evropës së civilizuar të cilës, populli shqiptar organikisht e historikisht i takonte me shekuj.

         Nëse popujt e tjerë të fatiti të njëjtë të zhvillimit të pasluftës socializmi i kish ngadalësuar ne zhvilimin normal kombëtar, popullin shqiptar cëe ka bIlokuar plotësisht në plan shpirtëror. Fati specifik i zhvillimit të shqiptarëve në Evrope ku në prag të hyrjes në socializëm kishte shkallën maksimale të analfabetizmit dhe përgatitej të themelonte inxtitucionet moderne arsimore, shkencore e kulturore te botës së qytetëruar, bëri që shqiptarët ta përjetojnë më rëndë atë barrë kanonizimi ideologjik për të pasur ndrydhjen e shpirtit shqiptar në tërë hapësirën jetësore. Të tjerët, kush më pak e kush më shumë trashëgonin qendra të mëdha universitare e akademike, industriale e kulturore sepse kishin pasur rrugë më te qetë cëe më të hapur të zhvilimit të mëparshëm andaj edhe më lehtë do ta bëjnë kapërcimin në magjistralen që e kishin lëshuar për një kohë 45 vjeçare të aksidentit vërshues revolucionar.

dhjetor, 1990

Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de  nuk jep përgjigje për faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni në Favorite

 
  Service
Hotel/Villë
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomë/Rooms/
Apartments
Autokampë/
  Politika dhe Administratë
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunës
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi për punë të Kuvendit
introni nuk jep përgjigje për faqe externe

ne filim