Mirë se vini në Ulqin            E martë, 22 prill 2025     

ne filim         www.ulqini.org është një nyje informative. Qëllimi i saj është të paraqes Ulqinin në hapsirën e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon për Ulqini, shqiptarët, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, të cilat janë të mundshme të prezentohen këtu. Njëkohësisht sherben kjo nyje për komunikim të shqiptarëve që jetojnë në Botë.
 

Hyrja

 

Emripërdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtë bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogël
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujërat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ë Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrës

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekë
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve të qytetit
  Masmedia
  Qëndra për Kulturë
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QË EDHE NE TË REKLAMOHEMI !!!
 

Art  dhe Galeria

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri çapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend çitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

SHOQATA E ARTISTËVE DHE E INTELEKTUALËVE

"ART CLUB” ULQIN"

Adresa : Rr. "Meraja" - Ulqin

Tel : 085. 459-174

Shoqata e Artistëve dhe e Intelektualëve “ART CLUB” në Ulqini është themeluar më 28.12.1990. Ajo bën pjesë në organizatat joqeveritare,ndërsa kryesisht merret me organizimin e veprimtarive kulturore, shkencore dhe artistike.Deri tani ajo ka organizuar rreth 100 manifestime të ndryshme të këtyre fushave.
Veprimtaria e “ART CLUBIT” përbëhet nga dy fusha: organizative dhe botuese.
Nga veprimtaria organizative duhet veçuar organizimin e simpoziumëve shkencore: “Meshari i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare” (1995), “Ulqini në rrjedhë të kohës” (2000),tryezave të rrumbullakta,takime me krijues të fushave të ndryshme. Përpunime librash, organizimi i orëve letrare,manifestimi poetik ndërkombëtar “Kalimerja poetike”, ekspozita artistike etj.
Nga veprimtaria botuese deri tani, me firmën e klubit janë botuar 29 botime të veçanta, katalogje të ndryshëm si dhe revistat: FATI, ZANA DHE LEMBA.
Art Clubi është themeluesi i skenës alternative në Ulqin. ART CLUBI me veprimtarinë e vet është prezentuar në viset shqiptare në Mal të Zi,pastaj në Shkodër,Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj.
Art Clubi,bashkëpunon me subjekte të ndryshme ku si veprimtari kanë kulturën,shkencën dhe artin.
ART CLUBI ndan Çmime vjetore për arritjet me te mira në fushën e shkencës,kulturës dhe të artit, si i vetmi i tillë në Mal të Zi.
Në sajë të veprimtarisë dhjetëvjeçare nga personalitete autorative, ART CLUBI është cilësuar si subjekti kulturor më reprezent i kulturës shqiptare në Mal të Zi.
Kryetari i klubit është

 

LETËRSIA PËR FËMIJË E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË MAL TË ZI

Degë e drurit të urtë

Sahibe Hoxha

Letërsi artistike është një formë e njohjes dhe e vlerësimit ideor dhe estetik të realitetit. Ajo e pasqyron jetën me anën e figurave artistike. Karakteristikë e figurave artistike është se vetitë thelbësore të jetës ato i mishërojnë në individë të veçantë me veçoritë e tyre individuale, domethënë, me anën e personazheve, në pamje të gjallë të natyrës ose të jetës së njerëzve, në ndjenja emocione e në gjendjen e tyre shpirtërore konkrete etj. Pra, veçoritë e letërsisë si lloj i artit është se synon t`i paraqesë njerëzit, ndjenjat mendimet e dëshirat e tyre në një formë sa më konkrete e të gjallë. Kjo është një ndër arsyet që veprat artistike pëlqehen e kërkohen nga të gjithë njerëzit. Veprat e mira letrare na lartësojnë shpirtërisht, na ndihmojnë të mposhtim dobësitë tona. Çdo vepër e re artistike çel një dritare të re për të parë e kuptuar botën me larminë e pafund të dukurive të saj. Vlera njohëse e letërsisë artistike na ndihmon për të njohur më mirë karakterin tonë, shqetësimet, dëshirat e synimet tona, vendin që zëmë në jetë. Letërsia na jep mundësi për të njohur më mirë edhe njerëzit e tjerë me të cilët ndeshemi në jetë, për të njohur vetitë e tyre karakteristike, të mirat e të metat e tyre. Vlera njohëse e letërsisë artistike buron, në radhë të parë, nga njohja e thellë prej shkrimtarit e shoqërisë njerëzore, e realitetit që pasqyrohet artistikisht. Shkrimtarët në veprat e tyre më të mira pasqyrojnë epokën në të cilën jetojnë, dëshirat, gëzimet e hidhërimet e jetës së tyre personale. Duke na njohur me jetën e njerëzve, letërsia edukon me vetitë më të mira morale, me dashurinë për të vërtetën. Vlerat njohëse dhe edukative të letërsisë dalin përmes vlerave të saj estetike. Këto vlera, nuk ekzistojnë asnjëherë të veçuara. Në çdo vepër letrare ato janë të shkrira njëra me tjetrën dhe veprojnë njëkohësisht tek lexuesi. Nëse ato shkrihen natyrshëm në një vepër letrare, kjo e fundit i reziston kohës e mbetet përherë aktuale. Shprehja më e sinqertë e ndjenjave dhe e mendimeve të shkrimtarit, e mishëruar në një formë të lartë artistike, ndikon drejtpërdrejt në botën shpirtërore të lexuesit dhe mbetet në mendjen dhe zemrën e tij. Në vepra të tilla ne shpesh ndjejmë të gjejmë vetveten. (1- Enver Muhametaj - Xhevat Lloshi, "Teoria e letërsisë dhe stilistika gjuhësore").
Letërsia për fëmijë e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi është e zhvilluar dhe me vlerë. Shkrimtarët në Mal të Zi, si dhe botuesit e librave, po bëjnë një punë të madhe për të nxierrë në dritë vlerat e vendlindjes, duke botuar dhe përhapur tek lexuesit.
Antologjia për fëmijë "Degë e drurit të urtë", libri i parë për fëmijë e të rinj me shkrimtarë shqiptarë nga Mali i Zi, është një ide tejet origjinale me përmbajtje e tematika të ndryshme, me karakter edukativ, e me një përzgjedhje shumë të qëlluar prej dhjetë autorësh, dhjetë zëra për veten dhe historinë e popullit të vet. Është një polifoni e kësaj ane e shqiptarëve në Mal të Zi, është një pasuri, një kulturë e traditë, duke përfshirë momente e situata, përjetime dhe emocione të ndryshme. Shkrimtarët në Mal të Zi u bënë urë lidhëse dhe mirëkuptimi, me vendet në të cilat kanë jetuar e vepruar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në hapësirat ku jetojnë e veprojnë shqiptarët. Mendoj se ka edhe shkrimtarë të tjerë, por secili libër duhet të ketë fillimin e mbarimin, prandaj këtu u zgjodhën, thjesht, ata letrarë.
Antologjia për fëmijë "Degë e drurit të urtë", përfaqësohet me shkrimtarët: Esad Mekuli, Nol Berisha, Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Ali Llunji, Idriz Ulaj, Zuvdija Hoxhiq - Berisha, Ali M. Ahmeti, Asllan Bisha dhe Ibrahim Berjashi.
Në këtë antologji janë përfshirë punimet e shkrimtarëve të krijuara që më parë, disa edhe në fillim të krijimtarisë, si studentë, e disa nga përjetimet si pedagogë, apo nga përjetimet e vetë shkrimtarëve me motive të ndryshme nga ambienti që i rrethon, natyra e vendlindjes së vet, nga vendi se ku jeton e vepron akëcili krijues. Sidomos përshkruhen përjetimet dhe emocionet duke iu afruar kështu botës së fëmijëve me të gjithë origjinalitetin dhe natyrshmërinë e përshkrimeve që fëmijëve ua bën të dashur dhe të afërt leximin e këtyre punimeve. Ata i ndjejnë dhe i përjetojnë po me atë dashuri si i përjetoi shkrimtari. Me gjithë këtë angazhim dhe punë gjatë viteve, shkrimtarët në Mal të Zi kanë arritur të realizojnë deri - diku kërkesat e popullit shqiptar, pas shumë situatave të ndërlikuara që janë zhvilluar në këto treva, duke treguar aftësi dhe fuqi për zgjidhje sa më të drejtë prandaj suksesi nuk mungoi. Duke vepruar në këtë drejtim, duke zbuluar vlerat e secilit me një bashkëpunim, mendoj se afirmohet ajo që është më njerëzore, kultura e një populli, sot e nesër.
Autorët e kësaj përmbledhjeje "Degë e drurit të urtë", antologjisë për fëmijë e të rinj, shkrimtarët shqiptarë në Mal të Zi, janë personalitete të shquara në të gjitha këto treva, në rrafshin Ballkanik e më gjerë. Në veprimtarinë e tyre janë përfshirë të gjitha kohët e moshat, duke pasur si motiv qenësor fëmijët, vendlindjen e dashur dhe përjetimet fëmijërore. Fjala letrare e tyre është zëri, fryma dhe shpirti i popullit të tyre, të kulturës dhe traditës së këtij populli të lashtë, që dikur fjala e shkruar shqipe dhe emri shqiptar shqiptohej me droje, kurse sot po shpërthen, falë intelektualëve, e sidomos shkrimtarëve vendas, po gjithsesi edhe atyre të huaj që e duan dhe e adhurojnë vendlindjen. Ata e ndjejnë dhe e përjetojnë çdo pjesë të natyrës së vendit të vet dhe shpirtin e popullit të tij. Edhe pse jetuan (jetojnë) e veprojnë larg vendlindjes, motivi kryesor ishin (janë) fëmijët dhe vendlindja. Duke qenë shumë të afërt me fëmijë i kuptojnë lehtë preokupimet, gëzimet e shqetësimet e tyre.
Shkrimtarët përdorin një gjuhë letrare, me një fjalor të pasur me fjalë e shprehje të kuptueshme, të qarta, konkrete e reale që i afron lexuesit e vegjël, e gjithsesi dhe të rinjtë që me kënaqësi ta lexojnë veprën dhe ta ritregojnë me dashuri. Lexuesve ua mundësojnë që të mendojnë për përjetimet e veta.
Si përfundim mund të themi se kjo përmbledhje e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi karakterizohet në masë të madhe nga interesimi i lexuesit për librat e shkrimtarëve vendas, që kanë tematikë nga vendlindja dhe fëmijët i lexojnë me kënaqësi.
"Degët e drurit të urtë" na mundëson që për herë të parë të mbërrijë tek lexuesit libri - përmbledhja - antologjia, për të na njoftuar për së afërmi me shkrimtarët shqiptarë nga Mali i Zi, që jetojnë apo kanë jetuar, por që punojnë e veprojnë edhe jashtë vendlindjes, duke mos e harruar kurrë vendlindjen, popullin dhe përjetimet e veta fëmijërore, rrënjët e prejardhjes së vet, rrënjët e thella e të degëzuara në shumë hapësira, por prej të njëjtit trung, në këto troje të lashta.
Kjo pasuri kulturore e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi është një nxitje për talentet e rinj të pazbuluar në fushën e letërsisë, një shtytje e kurajë e madhe dhe një mbështetje, se po vlerësohet e botohet dhe njëkohësisht po lexohet letërsia për fëmijë.
Pra duhet të kuptojmë se dituria dhe kënaqësia janë trashëgimia më e madhe, sepse, siç thotë dijetari Hasan el Basri: "Mendja, sjellja dhe butësia është shoku, udhërrëfyesi dhe këshilluesi më i mirë".

 

 

Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de  nuk jep përgjigje për faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni në Favorite

 
  Service
Hotel/Villë
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomë/Rooms/
Apartments
Autokampë/
  Politika dhe Administratë
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunës
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi për punë të Kuvendit
introni nuk jep përgjigje për faqe externe

Mevludi Sherif i Hafiz Ali Riza Ulqinakut

ne filim