Mirë se vini në Ulqin            E enjte, 27 mars 2025     

ne filim         www.ulqini.org është një nyje informative. Qëllimi i saj është të paraqes Ulqinin në hapsirën e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon për Ulqini, shqiptarët, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, të cilat janë të mundshme të prezentohen këtu. Njëkohësisht sherben kjo nyje për komunikim të shqiptarëve që jetojnë në Botë.
 

Hyrja

 

Emripërdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtë bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogël
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujërat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ë Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrës

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekë
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve të qytetit
  Masmedia
  Qëndra për Kulturë
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QË EDHE NE TË REKLAMOHEMI !!!
 

Valdanosi


Në largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrës, në forme patkoi të ngushtë, shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij që e mbrojnë lëshohen pingul dhe fundosen thellë në det, kurse plazhi është zallishtë, e përbërë nga gurët ne diametër 1-20 cm. Është i gjatë 600 m, kurse i gjerë mesatarisht 20 m. Për ndryshim nga gjiret e tjerë, ky është i mbrojtur nga erërat e jugut e të veriut dhe shpeshherë, në kohë shtrëngate ka shërbyer për strehimin e anijeve. Në fund të gjirit, e në mes të bregut, gjendej karantina. Për shkak te sëmundjeve nga të cillat mund të infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatë lundrimit, o që të mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, më parë duhej të ndaleshin një kohë të caktuar në karantinë. Në vitin 1833 është shënuar se një anije e Ulqinit, e tipit brigantin, paska ardhur e infektuar nga Aleksandria në Valdanos dhe, me urdhrin e kapitenisë së limanit të Ulqinit, paska ndenjur 40 ditë në karantinë.

Në Valdanos arrihet nëpër det dhe nëpër tokë. Të dy rrugët janë interesante dhe të bukura dhe, pa marrë parasysh se cilën e zgjedhim, bukuria e gjirit përjetohet ndryshe. Që përjetimi të jetë i plotë rekomandojmë ardhjen nëper tokë kurse kthimin nëpër det. Në Valdanos është ndërtuar pushimorja ushtarake e tipit të hapur. Pamja më e bukur shtrihet nga zgjërimi në rrugën ndërmjet Mavrianit dhe Malit të Bardhë (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit është e mbuluar me drurë më të vjetër të mbëltuar - me trupa ulliri me të Ulqinit.

Ullishta e Ulqinit, me 74.000 trupa, pas ullishtës së Tivarit, është e dyta në bregdetin e Adriatikut. Në një pikëpamje është unike sepse pjesa më e madhe e saj, rreth 75%, gjendet në një kompleks. Vjetërsia mesatare e ullinjve është më se 300 Vjet, por disa trupa janë që nga koha e Greqisë antike (shekulli V para erës së re). Ullishta e vjetër përbëhet nga ullinjtë e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, në amfora e qypa të dheut, ishte mall tregtar barazi me arin, dhe arrinte deri në Trieste, në Venedik, në Romë e në Kairo, si dhe në brendinë e vendit (në Shkodër, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Në kohën kur bëhej vjelja - mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kënga e mbledhësve. 

Aty lidheshin miqësi e të rinjtë bënin dashuri se ky ishte rast edhe që të shihej nusja e ardhshme. Sipas legjendës, djaloshi nuk mund të martëhej para se ta mbëltonte së paku një ulli. Për shumë artistë ulliri ishte frymëzim për veprat e tyre. Poeti i Ulqinit, Jovica Nikolaidis, duke shkruar per bukuritë e vendlindjes se vet, kështu e përshkruante ullirin: "Nuk rritet askund ku nuk ka det ose ku nuk ndihet aroma e detit që e sjell era. Ulliri është peme, por fruti nuk i hahet, së paku jo ashtu i freskët, sikurse hahet dhe është i shishëm fruti i freskët i pemëve të tjera. Fruti i ullirit konservohet dhe atëherë është më i vlefshëm dhe shumë i shishëm për ngrënie. Nuk e di se çka nuk është mjekuese dhe e dobishme nga gjithë ajo që ofron ulliri. Asnjë pemë (e rrallë edhe ndonjë bimë tjetër) nuk mund të jetojë aq sa jeton ulliri. Ulliri është më i fortë dhe më i frytshëm kur i mbush njëqind vjet, por nuk është shterp as kur i mbush një mijë vjet. Trupin e ka me rrudha, të vrazhdë e aq të deformuar, sa, po tia shikonte edhe i sëmuri më i rëndë nga rahitisi, reuma ose ishiatiku, duke e parë ashtu të shtrembëruar, do ta ankonte duke menduar edhe për sëmundjen e vet. Por, edhe ata, të cilëve mund t'u duket i shëmtuar, e admirojë shumë më tepër sesa plepat ose palmat<<. Ullishtat dhe pyjet e pishave janë >>mushkëritë<< e qytetit. Ulqini e ka klimën e ullirit. Përpos Poreçit të Istrisë, në Jugosllavi, vetëm edhe Ulqini ka plantacione të ullinjve të tryezës, të ngritura krahas plantacioneve të mandarinave të Ilojit japonez >>unshio<<. Në afërsi të drejtpërdrejtë të këtyre plantacioneve, me ndihmën e FAO-s nga Roma, është ndërtuar gjithashtu e vetmja fabrikë për konservimin e ullinjve në Jugosliavi.

Midis Valdanosit dhe gjirit të Plazhit të Vogël fshihet një varg gjiresh të vogla me plazhe ranore e lugje shkëmbore. Këto janë: plazhi i Uliqinit të Vjetër (Ada e Kruçes), Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lëmi malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi i Madh (Reimet) etj., kurse midis hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros" është Plazhi (shërues) i femrave. Lundrimi buzë këtyre plazheve dhe larja në to janë përjetime që nuk duhet lënë pa i shijuar, Kjo është mënyra që të njihet edhe një anë e bregdetit - Ulqini i shikuar nga deti. Menjëhërë prapa Qytetit të Vjetër gjendet gjiri i Limanit para të cilit është Guri i Madh dhe Guri i Vogël. Gjiri është i banuar, kurse nga ballkonet dhe tarracat e shtëpive nën ullinji shtrihet pamja impresive e Qytetit të Vjetër dhe e hapësirës së kaltër të detit.

Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçes. Me ndërtimin e rrugës magjistrale Ulqin ‑ Tivar, buzë bregut të gjireve jane ndërtuar vendbanime me shtëpi e shtëpiza. Plazhet në këto gjire janë të ngushta, ranore dhe shkëmbore. Gjelbërimin në këto gjire e përbëjnë ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure të tjerë gjithmonë të gjelbër halorë dhe gjetherënës.
Në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpëlla, gryka shkëmbore e gërryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo është prova më e vjetër e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i pikturës në bregdetin e Ulqinit.
Para hyrjes në grykën e Valdanosti, rrëzë kodrës gëlqerore të Mavrianit (Radoçit) valët e detit e kanë hapur Shpellën e Ujkut, mbi të cilën ngritet shkëmbi i pingultë Shkërnbi i Zanës, kurse buzë majës së gjirit janë dy burime: kroi i pishave dhe kroi i zanave. Në afërsi të drejtpërdrejtë te shpellës Mjekra e Vezirit, afër fanarit të Mendrës, është edhe Shpella e Pëllumbave.


Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de  nuk jep përgjigje për faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni në Favorite

 
  Service
Hotel/Villë
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomë/Rooms/
Apartments
Autokampë/
  Politika dhe Administratë
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunës
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi për punë të Kuvendit
introni nuk jep përgjigje për faqe externe

ne filim