|
Kultura koha e lire |
|
|
|
UIqini antik
![](GravyraeUlqinitme1615.jpg) Besohet
se Ulqinin e lashtė, Qytetin e Vjetėr tė sotėm, e kanė themeluar nė shekullin V
para erės sonė grekėt e Kolhidės nė kohėn e formimit tė kolonivė greke nė kėtė
rajon. Pėr ardhjen e kolhidasve flitet nė poemėn e Aplonit tė Rodosit nga
shekulli III para erės sė re. Nė kėtė rajon, nė atė kohė, jetonin ilirėt tė
cilėt, nėn ndikimin e kulturės greke, kanė lėnė gjurmėt e vendosjes mė tė
hershme nė kėtė qytet nė formė tė mbeturinave tė mureve shumė tė mėdha tė
ashtuquajtura >>qiklopike<<.
Bedeni prej kuaderėve qiklopikė ėshtė bedeni me i vjetėr i kėtij Iloji nė
bregdetin lindor tė Adriatikut. Nė kalanė e Qytetit tė Vjetėr gjendet edhe njėri
nga mbishkrimet me tė vjetra qė i kushtohet perėndeshės Artimidė Elafavolės.
Mbishkrimi ėshtė i skalitur nė postamentin e altarit tė sacrificės, dhuratė e
bashkėsisė sė gurgdhendėsve perėndeshės Artemidė. Nė tė shkruan TO KOINON TON
LATOMON APTEI (D) I TI ELAFAVOLOI (Bashkėsia e Gurgdhendėsve ia ngrit Artemidė
Elafavolės). Pėrpos kėtij altari (are), me kėrkimet nė Qytetin e Vjetėr, qė kanė
filluar nė vitin 1953 dhe po vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite, janė gjetur edhe
shumė objekte tė kulturės materiale qė tregojnė se qyteti ėshtė themeluar nė
shekullin V para erės sė re. Kėtu janė gjetur shumė fragmente tė qeramikės sė
kuqe figurale, lekitash tė bardha, si dhe gurė me figurėn e perėndeshės Athina
me helmetė.
Ky Colchinium i lashtė nė shekullin e dytė para erės sonė bėhet Olcinium kur
romakėt e marrin nga fisi ilir Olciniatas (mė 163 para erės sonė). Me kėtė emėr
e gjejmė pėr herė tė parė nė burime tė shkruara te Plini Plaku, nė veprėn
>>Naturalis historiae<<, por e pėrmend edhe Tit Livi. Nė kohėn e romakėve
Ulqini bėhet vendbanim i fortifikuar i qytetarėve romakė dhe e fiton statusin
oppida - oppida civium Romanorum, ndėrsa mė vonė edhe statusin e municipiumit -
qytetit qė ka fituar statusin e pavarur. Nga kjo ėshtė ruajtur gjithashtu njė
pjesė
e bedenit, i cili, pėr shkak tė fakturės sė vet mė tė vrazhdė tė ndėrtimit,
ndry shon nga bedeni iliro-grek.
Mesjeta
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake, Ulqini u gjend nė provincėn Prevalis tė
Perandorisė Lindore, kurse popullsia e pėrqafoi krishterimin. Nė periudhėn e
Dioklesė (Duklja) dhe tė shtetit tė Nemanjiqėve merr karakterin mesjetar.
Bėhet qendėr e rėndėsishme tregtare dhe detare me autonominė e qytetit mbrenda
shtetit tė Rashės (Rashka). I rrethuar me bedene tė forta, Ulqini u bėri ballė
sulmeve tė fuqishme tė luftėtareve tė perandorit maqedon Samuilit nė
mbarim tė shekullit IX, e mė vonė (1242) edhe sulmeve tė hordhive mongole. Nė
kohėn e shtetit tė Rashės janė ndėrtuar shumė kisha nė Qytetin e Vjetėr, prej tė
cilave sot kanė mbetur vetėm themelet (Zonja e Bekuar, 1250; Shėn Jovani i
Ulqinit, 1290; Shėn Dominiku dhe Sigurati, 1394; Shėn Mihaili nėn qytet,
Muri i Qiklopit<<: pjesa e bedenit mė tė vjetėr tė Qytetit tė
Vjetėr,
Kapitell romanik me palmetė (shekulli
XII - XIII)
e ndėrtuar prej blloqeve shumė tė mėdha tė gurit
nė njė mėnyrė unike
1406). Aty ka jetuar si
vejushė Helena e Anzhuinėve (1282‑1309), e shoqja e mbretit serb Uroshit, pastaj
Jelena (1357), e shoqja e perandorit serb Dushanit, nė kohėn e tė cilit nė kėtė
qytet ekzistonte edhe shkritorja e monedhave.
Rėndėsia politike e qytetit u rrit nė kohėn e Balshajve (Balsici), dinastisė sė
princave, e cila u forcua sidomos pas shpartallimit tė shtetit tė Rashės. Nga
koha e pushtetit tė tyre ėshtė ruajtur kulla markante e Balshajve nė pjesėn e
epėrme tė Qytetit tė Vjetėr. nė Ulqin ka vdekur dhe ėshtė varrosur Gjergj Stras
Balsha (Durad Stratimirovic Balsic) ~zot i tėrė Zetės dhe i Bregdetit<<
(1385-1403)
Pas shpartallimit tė shtetit tė
Zetės, Ulqinin e pushtojnė venedikasit dhe e mbajnė 150 vjet.
Sundimi i ri futi elemente
tė reja nė strukturėn arkitektonike dhe urbane tė qytetit. U ndėrtuan dhe u
rindėrtuan bedenet, portat e qytetit dhe kullat. Qyteti mbante vulėn e
urbanizmit venedikas tė tipit tė Adriatikut lindor me pallate tė bukura, kisha e
sheshe. Nga kjo periudhė ėshtė ruajtur edhe njė kishė e Renesancės nga viti
1510, kurse nė murin e lartė nė sheshin e mbyllur tė hyrjes veriore nė Qytetin e
Vjetėr, me tulla tė kuqe ėshtė shkruar emri i princit tė Venedikut dhe kapitenit
tė qytetit >>Johani Bolani<<.
Mė
1571 qytetin e pushtojnė turqit. Nė krahasim me lokalitetet fqinje dhe rajonet
mė tė largėta, Ulqini shumė mė vonė ra nėn pushtetin otoman, Kishin kaluar plot
200 vjet prej se turqit e kishin kaluar lumin Marica (1371) kur kishte filluar
pushtimi i shpejtė i territoreve nė Ballkan, ose rreth 90 vjet pas pushtimit tė
Herceg-Novit (1482/1483). Kjo tregon se venedikasit i jepnin rėndėsi tė madhe
fortifikimit tė Ulqinit nė aspektin strategjik, detar dhe ekonomiko-politik. Kur
e pushtuan turqit, pasoi transformimi i ri. Qyteti mori pamje plotėsisht
orientale, Aty u ndėrtuan xhami, hamame, kroje, sahat-kulla, hane dhe tyrbe.
Shtė pitė iu pėrshtatėn jetės sė zotėrinjve tė rinj. Platonė e poshtme tė
qytetit e mbushėn me ndėrtesa banimi, kurse kishėn nė pjesėn e epėrme e
shndėrruan nė xhami (1693). Nė nėnkala u krijua qyteti, nė tė cilin u ndėrtuan
disa xhami: Xhamia e Pashės (1719) Xhamia e Mezgjahut (1728), Xhamia Bregut
(1783), Xhamia e Lamit (1789), Xhamia e Majė-Pazarit (1749), Xhamia Meraja
(1779). Objekt veēanėrisht i bukur nė cytet ėshtė sahat-kulla e ndėrtuar nė
vitin 1754. Feja islame e orientonte tėrė rrjedhėn e jetės.
Tekstet e
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
![](Roterpunkt.GIF) |
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe |
|
|