|
Sport dhe rekreacion
Për pjesën me aktive të pushimit - për sport dhe rekreacion është kujdesur
personeli profesionist i shumë hoteleve të Rivierës së Ulqinit. Në kuadrin e
kompleksit të hoteleve në Plazhin e Madh në orët e mëngjesit dhe pas dite në
terrenet sportive në dhe të butë dhe të fortë, mund të luani tenis; ping-pong;
në plazh, në rërë - volejboll, pastaj basketboll, topkëmbë (futboll), lojë me
boca, bowling, në plazh mund të vraponi lirisht, jogging e të tjera. Në ujë
mund të lundroni në dërrasë - Wind surfing, me ski, me rema. Vogëlushët,
përpos në rërë dhe në cekëtina, mund të luajnë edhe në fushat e tyre të lojës,
kurse më të vjetrit mund të shëtisin në shëtitore deri te deti midis palmave,
agavave dhe luleve. Për sportistët - fillestarë kujdesen animatorët e
durueshëm. Shërbime të këtilla ofron edhe vendbanimi i nudistëve në Adë të
Bunës dhe hotelet në qytet "Galeb", "Albatros" dhe "Mediteran". Në secilin
plazh mund të lundrohet me barkë, kurse kënaqësi e voçantë është kalirimi në
Adë. Adhuruesit e peshkimit mund të peshkojnë nga barkat ose nga shkëmbinjtë e
pyllit të pishave, në gryka, prapa Qytetit të Vjetër, në grykën e Bunës, ku,
perpos peshkimit me grep dhe me rrjetë, mund ta provoni edhe mënyrën e
lashtëtë peshkimit në këtë anë ? me kalimera. Këtu mund të zihen me grep
peshqit: levreku, cipoli, lojba, saraga, cironka, skumbi, dhëmboku etj.; me
rrjeta: cefalopodët (supjet, shumëkëmbëshat), gaforret (homari, karavidhja,
gamboret ose shaptoret). Gamboret këtu zihen në sasi shumë të mëdha për
ndryshim nga vendet e tjera të Adriatikut ku janë shumë të rrala, pastaj
korbat, barbunjtë, sargthat, bakalarot e të tjera. Me parangaj zihen Ilojte të
ndryshme egërsirash: peshkaqeni ose pena, rraxha, ngjalat, murenat etj. Për
peshkim
nënujor më parë merrni leje nga mikpritësi, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës
? Seksionin për Ekonomi, e pastaj mund të zhyteni lirisht në det - ju
premtojmë kënaqësi të vërtetë. Me pak fat e shkathtësi në tryezën tuaj ose në
koleksionin e trofeve mund të gjendet krnja edhe deri në 20 kg, saraga,
kavalla, dhëmboku, salpa etj. Paralelisht me kanalin e Milenës, ujin e njelmët,
të thithur me pompa nga thellësia e detit, deri në basenin e kripores më të
madhe të Bregdetit >>Bajo Sekuliq<< e sjell kanali i vogël. Kriporen e ndëtoi
në vitin 1936 monopoli shtetëror i Mbretërisë së JugoslIavisë në gjirin e
baltës së Zogajve dhe që atëherë ishte kriporja më e madhe në bregdetin
jugosllav. Pas Luftës II Botërore u zgjerua dhe u bë kriporja më e madhe e
detit në Ballkan me nje sipërfaqe prej 8.000.000 m². Sot prodhimi bëhet këtu
në mënyrë klasike dhe moderne, sipas sistemit të vakumavullimit. Në kushte të
përshtatshme atmosferike, prodhimi vjetor arrin rreth 70.000 tonë.
Kristalizimi i kripës në mënyrën klasike zgjat prej pranverës deri në vjeshtë,
ndërsa prodhimi në mënyrë industriale bëhet gjatë gjithë vitit. Kriporen mund
ta vizitoni në mënyrë të organizuar të martën dhe të premten.
Tekstet e
prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de nuk jep përgjigje për faqe
externe |
|