|
Kultura koha e lire |
|
|
|
RRETHINA INTERESANTE

Shasi-Spezial
Moteli "Shas,< nė breg tė liqenit tė
Shasit Pasi
tė jeni nxirė mirė dhe ta keni njohur jeten nė qytet, qėndrimin tuaj plotėsoni
me ekskursione atraktive. Ato do tė ju bėjnė tė mundshme qė tė zbuloni doket
popullore, monumentet kulturore?historike dhe natyrėn si ajo nga tregimet e Karl
Majit, Organizatori mė I madh i ekskursioneve ėshte agjencia turistike
"Montenegroexpress". Shoferėt e sprovuar, autobusėt moderne tė aklimatizuar dhe
ciceronėt Profesionistė do tė ju zbulojnė sekretet qė fsheh prapavija e Ulqinit.
Rrethinėn mund ta vizitoni edhe nė aranzhman indiviaul. Nė qoftė se nuk keni
automobil, mund ta huazoni nė ekspoziturat Rentacar tė agjencive "Kompas Hertz",
"Montenegroexpress", ose mund ta shfrytėzoni transportin e autobusėve lokalė dhe
ndėrurbanė.
Ekskursioni qė ju
mundėson me sė miri njohjen e rrethinės sė Ulqinit ėshtė i ashtuquajturi "Kufiri
shqiptar". Rruga kalon nėpėr peizazhin piktoresk mbi
lumenjtė qė nė muajt e verės, pėr shkak tė thatėsisė, dhe shtratit gėlqeror,
thahen. Atėr fshatėt mė tė madh - Vlladimirit (Katėrkollės), njėrit nga 38
vendbanimet fshatare afėr lumit kufitar Bunės, 16 km buzė ujit prej grykės sė
saj nė detin Adriatik, gjendet
Liqeni i Shasit, qė ėshtė i
lidhur me njė kanal tė ngushtė me Bunėn. Deri nė liqenin e Shasit arrihet nėpėr
rrugėn e ngushtė tė asfaltuar 22 km prej Ulqinit, kurse nė bregun verior tė
liqenit ėshtė ndėrtuar moteli "Shas",
Mėnyra
e vjetėr e Iarjes sė petkave nė lumė Nė muajt e verės
liqeni ėshtė i gjatė 3.210 m, i gjerė 1.500 m, kurse thellėsinė me tė madhe e ka
te Syri i Beut, 7,8 m, dhe hyn nė radhėn e 10 liqeneve me tė mėdha nė Jugosllavi.
Kur vjen dimri dhe fillojnė shirat, sipėrfaqja e liqenit rritet pėrgjysmė, kurse
sasia e ujit 17%. Pjesa e liqenit buzė bregut, pėr shkak tė cektėsisė, ėshtė e
mbuluar me vegjetacion kėnetor. Aty fshiher >>caqet<< e gjuetarėve ? egėrsirat
kėnetsor, rosat e patat e egra, kormoranėt, shaptoret, zhytėsit, bajzat etj. Nė
ujin e liqenit jetojnė gjithashtu 23 Iloje peshqish prej tė cilėve mė sė shumti
(11 Iloje) nga familja e krapave (ciprinidėve), pastaj lloje tė peshqve tė
ardhur nga deti ? qefull, perka, karashė ("kinezė") tė rėndė deri nė 1,5 kg, por
nė liqe mund tė zihet edhe levreku. Liqeni i Shasit, bashkė me liqenin e Zogajve
dhe me rajonin e Shtojit, hyn nė radhėn e njėrit prej rajoneve mė tė pasura per
gjueti e peshkim nė Jugosllavi, interesant sidomos pėr ata qė shpendėt i >>gjuajnė"
me >>arme" - tė tjera - fotoaparate, kamera, dylbi etj. Ornitologėt e njohur
Fyreri (Führer) dhe Raizeri(Reiser) kėtė rajon e vlerėsojnė si rajonin mė
interesant nė pikėpamje tė faunės dhe tė gjuetisė, tė shdėlqyeshėm edhe pėr
gjuetarėt edhe pėr hulumtuesit, duke nėnvizuar se "kėtu ekzistojnė tė gjitha
kushtet jetėsore pėr shtazėt dhe bimėt, sa vetėm mund tė merren me mend<<.
Liqenin e Shkodrės dhe liqenin
e Shasit me rrethinė Fyreri i quan >>eldorado tė shpendėve<<. Nė rrajun mbi
liqenin e Shasit gjendet qyteti i vdekur mesjetar Shasi, kurse nė luginėn
perėrdimore, fshati idilik Kllezna e Poshtme. Po
tė vazhdohet ekskursioni mė tutje arrihet nė Ostros, nė fshatin kryesor tė
Krajės midis Rumisė dhe liqenit tė Shkodrės. Pas ngritjes graduale arrihet deri
nė qafėn e Stegvashit nė Tarabosh, i njohur sipas betejės sė Malit tė Zi me
Turqinė pėr pushtimin e Shkodrės, prej nga shtrihet pamja unike nė detin
Adriatik nga njėra anė dhe nė liqenin o Shkodrės nga ana tjetėr. Pėrpara, nja
njėqind metra larg, shihet qarte kufiri shqiptar, e prapa kufirit njė pjesė e
territorit tė Shqipėrisė. Kur qelli ėshtė i kthjellėt shihet edhe njė pjesė e
qytetit shqiptar Shkodrės (Skadar) dhe bregu i liqenit tė Shkodrės. Prej kėtu
mund tė pėrcillet me shikim rrjedha zigzage (meandra) e Bunės nė formė
gjarpėrore deri tė gryka e saj nė det, kurse nga ana tjetėr, nė drejtim tė
Krajės, arkipelagu shumė i bukur i liqenit tė Shkodrės. Buna ėshtė degė e
liqenit tė Shkodrės, e prej vendit Bori bėhet kufi natyror midis RSF tė
JugosIlavisė dhe tė Shqipėrisė. Te vendi Shėn Kollė (Sv. Nikola) ndahet nė dy
degė. Afėr Shkodrės, Drini qė del nga liqeni i Ohrit, del nga shtrati i vet dhe
dirdhet nė Bunė dhe tash rrjedh nėpėr shtratin e saj nė det.
Tekstet e
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
 |
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe |
|
|