|
Kultura koha e lire |
|
|
|
11.10.2008 Ulqin: Reportazh nga pushimi im i
nje kohe jasht sezonit ne Ulqin,ne kohen e fundit te ramazanit dhe mas shum
vitesh dhe qellova te baj edhe une sebashku me te afermit dhe bashkvendasit e
mij Fitrbajramin.Edhe se kam shum mungesa ne drejtshkrim te gjuhes te nanes time
po mundohem ta pershkruj ket pushim cili me ka met shum ne kujtim dhe bile
mashum se ne koh te sezonit ku ne ulqin njerzit as per vedi skajn kohe e ja per
ne te migruarit cilet si pas mallit si e kemi per te aferimit tone bonvaki
mashum se kemi malle per plazhet dhe rethinen e vendin cili pa dyshim eshte nji
krijes shum e bukur e Zotit. I lindun ne Ulqin dhe ne moshen e 10 vjeēare na
mori baba ne Gjermani. Ky pushim ma tregoj nji Ulqin tjeter i paster pa turiste
pa rruga plot me makina me njerz te qetesuar ne kohen e ramazanit ku u thirshin
ne iftare njeri tjetrin ne nji atmosfer per mu deri ne ket koh te panjohur,
Ramazani i ndryshoj njerzit shum, u shifte nji dashuri ndermejt njerezve nuk u
nijshim shamatat por dhe njerzt njaq nuk u shihshin edhe neper rruga as neper
kafane, shum e kalojshin kohen ne shtepijat e veta ku u mundojshin ket muj te
bekuar me butesi dhe me dashuri te kalojn, ne koh te vakteve te namazve xhamijat
u musheshin plot me njerez ku edhe shum jasht xhamije u falshin, ishte nji
atmosfer pa idhnim pa stres, ne ftyrat e njerzve u shikonte nji butesi e pa
shmangshme. E shfrytezova ket pushim 2 javor, ti vizitoj te afermit e mi ku nuk
e shikoshe vedin se po i pengoja si ne kohen e veres, ku ēdokush u mundonte me
fitu te hola per te kaluar dimrin me at fites te nji kohes shum te shkurt. Koha
ishte shum e but dhe bile disa u lajshin, une u kisha la por per fakt te
agjerimit te ramazanit ishte e pamundur. E sahfrytzova edhe ket rast ti vizitoj
disa vende te bukura te ulqinit,cilat dhe disa i inēizova me kameren time, nuk
mujta pa kalu dhe mas me shku edhe ne Kala te ulqinit ku e kam nji kujtim shum
te bukur te rinis, se atje me banonte tezja ime Haxhirja cila dinte mi gadit
peshkun ashtu mir se edhe se kam kalu shum restorante si te ulqinit ashtu edhe
ne vende tjera te botes, por askund se shijova si ushqimin e saj, aty u
shoqerova edhe me disa banor te kalas cilet kan qen te njohur per shoqerimin e
tyre te ngusht. Nuk mundem te bej nje pushim pa shku njiher ne Kala te ulqint,
cila per mu eshte njifar Meke qe me qeteson dhe cila ma kujton kohen e rinis, ma
shum se ēdo vend tjeter ne Ulqinit. Aty ne kaceme u mesova me notu, ne te kam
shum kujtime qe me kan mbetur qysh ne femijri.Gjithashtu kur kalova neper
rrugicat e Kalas e ndjeva vedin se jam pjes e atyre gureve te kalas, e ndjeva
vedin te afer me ta sikurse se po flasin me mu.Duke u shetitur neper Kala e paē
se u kishte ēel nji germadh punimesh,qe nuk di si ta pėrshkruj.Dikush e ka
prish fushėn ku si femi kemi luajtur me top, ēdo her si shkojshe ne Kala ke
tezja ime shkojshim aty me lujt Futball. Aty me kujtonet kur i shtijshim dhe
Dashat mu vra nder vedi edhe pse kishte shum kundershtime per keto na nuk i
shtijshim me ba diēka ēka nuk isht ne natyren e tyre, Dashet vriten nder vedi
aja isht natyra tyre dhe sisht nji akt barbar si shum ate ashtu e pershkrujshin.
Femit e kalas definitivisht nuk kan ku me luajtur ma fudball.dhe as ska vend ma
per luftera te dashit gjithashtu as Kacemja as Molja e Madhe smundet te perdoret
si nji vend ku femit e ulqinit munden te mesohen me notu se kto vende jan te
lejushme veē per musafirt te huaj, femive ton si ka met ma vend ku te mesohen me
notu, dua te them si ka met aj vend ku babat e tyre jan mesu me notu ka vende
tjer tesh isht plazhi i vogel isht plazha e madhe.
Kur shkova ksaj her ne Kala e shikova Plazhin
e vogel dhe e paē nji vend cili i pergjan parajses, nji qetesi e panjohur apo
nji qetesi cilen se kam ndi tesh nji koh te gjate,nuk kishte shum njerez por
ata ēka ishin aty u shihte qetesija tyre, knaqesija tyre dhe disa femi qe
lujshin me top, disa femra dhe mashkuj folshin nder vedi e jo si ne koh te
sezones ku fjala nuk meren vesht nga shumica e turistave. Mos te ishte koha e
ramazanit me siguri plazhi do te ishte ma me shum musafir. Tuj ndejt ne murin e
kalas dhe duke e ba inēizimin ishte nji qetesi e pa pershkruar, mu dukte vedi se
jam ne nji vend te panjohur, kanjiher u ndinte denji Motor tuj kalu rruges por
shum ralle. Kur shkova ne an te tjetre te Kalas shkova te Restorani Antigona
thaē te shikoj si duket Limani dhe te shikaj detin cili xixilonte nga drita e
diellit, mu dukte deti si nji pesqyre e madhe me boja te kalterta. Mbas pytejs
per leje te ingjizimit
nga Restorani Antigona i tregova
se me vjen keq se spo muj te shfrytezoj servisin e tyre per rast te agjerimit
tim, por kamerieret me buzqeshje dhe me mikpritjen e tyre ma lejun ti baj disa
inēizime nga kja pamje e bukur ne an te Limanit. Kuzhinen e tyre shpesh her e
kam pravu ne koh te pushimeve dhe ēdo her me ka met ne kujtim peshku i fresket
dhe shum mir i pregaditur nga kuzhinjeri i ketij Restoranti. Por te filloj nga
fillimi, ēka te them rrugen te cilen e bana nga veriu i gjermanis per Ulqin,
veē me mbeti ne kujtim se kur arita deri ateher pa asnje kontroll ne asnje kufi.
Ne kufirin e Malit te Zi ku i kishte bonvaki nja 5-6 vetura mu deshti te pres
gati nji ore, por mbas kontollimit te vetures time edhe se kisha veē nji
valixhe me pak tesha personale (KUFITARI) carinari nuk mujt pa ma ēel dhe pa ma
kontrollu veturen, ku mu si person mu duk vedi se jam njeri i rangut(klases) se
tret. Une ende smudem ta kuptoja pse eshte ashtu ala sot, krejt Europa i ka hek
kufinjt dhe ska kontrolla ,pse keshtu ndodh tek ne,vall mos asht Mali Zi nji
vend i pasaēem ne ruzullin toksor, apo skan deshir ata te hyjn ne europ, pse
kufitaret -carinaret po kerkojn po lypin ka nji pije apo edhe diēka tjeter si
rushfet, ata jan te paret cilet i jan pesqyren Malit te Zi, ne ftyrat e tyre
shihet nji injoranc e madhe ndaj musafirve i shikojn krejt si kriminel, spo tham
se ska kriminel cilet e keqperdorin kufirin, por pse per nji perqindje shum te
vogel krejt ashtu po i shikojn pse po i maltretojne, por ketu duhem te them se
gjendja asht shum ma e mir se ishte para disa vitesh, ndryshimi asht aty ska
shybe shihet se Mali i Zi asht ne rrug te mire per Europ.
Gjithashtu edhe Policet kan ndryshu, kontrolla ska shum si perpara, dhe sjellja
e tyre asht kryesisht shum profesionale, rruges paē shum Bicikliste dhe mundem
te them se une me vetur nuk mujshe shum mi ik atyre kufizimet jan te shumta
neper rrugve te bregdetit, per nji distanz nga kufiri Debeli Breg deri ne ulqin
isht diku 100 km, cila smundet te kalohet mashpjet se per nja 3 ore, mendoj se
edhe biciklisteve si duhet mashum. Gjithashtu me ket rast duhet te permendi se
per nji mazdite separi her shkova ne Shkoder, ishte ket dit ku Madona ishte ne
Budve per te kenduar dhe me qindra musafir nga Shqiperija u kthejshin per ne
Shqiperi, aty mu desht te pres nja 2 ore ne Kufi, me tha dikush se u kishin ndru
shumica e Carinarve te Malit Zi ku e dijshe se shumica ishte nga Ana e Malit,
mundem te them se ata me drej t i kan largu se skam hiē kujtime te mire nga ata
ne vitet e maparshem kur isha disa her ne Shqiperi. Por meduket se edhe keta
skan mi pas gjat, se jan shum injorant, dhe lejojshin miqeve te kalojshin rendin,
si ne dalje ashtu edhe ne hyrje. Nga ana e shqiperis kufitaret ishin ku e ku ma
te buzqeshur, me kujtohen kalimet e maparsheme ku nuk isha i njohur me prozesin
e kalimit dhe me mushjen e disa formularve ku ata me ndihmun ata ti kryj kto
obligime. Shkova ne Shkoder si thaē per te parit her u befasova se aja nuk ishte
aj vend i pershkruar nga shum bashkvendas nga Ulqini, U shihte shum mir se ky
vend po gaditet, rrugat te mira te gjana, ma parqe ne qender me trotuar per
kamsor, ky vend si pergjante hiē paramendimeve te mija, gaditje ne ēdo vend,
besoj se per nja 2-3 vjet Shkodra ka shum mi pergja vendeve europiane, por e
verejta edhe atje se u ndala ne disa duqane nji mikpritje profesionale, ēdo kush
na njifte menjiher se jem Ulqinak, por spaē hiē negativitet ne sjedhjen e tyre
por per kundrazi nji knaqesi dhe nji butesi ne sjedhjen e tyre me ne.
Pasi u afrua koha e iftarit spata koh te rij ma shum ne Shkoder dhe u ktheva per
Ulqin qe te shkoja te disa nga familia ime ne iftar. Mesiguri ne te afermen e
shkurter do ta shfrytezaj rastin me shku ne
Shkoder e ti plotesoj faqet e mija per shkoder
me informata te reja nga ky qytet i vllazeruar me Ulqin ku e ndjeva vedin shum
mire gati njisej si ne Ulqin. Ne Ulqin mrita ne koh te Iftarit dhe i pravova
disa gjell te cilat veē ne Ulqin munden te gjinden, Qofte, Pite ,Japrak dhe disa
gjell tjera cilat me perkujtun nga jam se me keta jam ritur ne rinin time, per
te gaditur keto gjell ne ver njerzit skan koh, :-). Per Fiter Bajram i vizitova
te afermit e mi mas nji kohes shum te gjat dhe mikpritja ishte e papershkruar,
ambelsirat te shumta cilat nuk me kujtohen kur i kam hanger per te mrapten her
si shembul Kadaifi me ara torta te ndryshem baklava dhe pasaqerisht sarajlija e
pergaditur nga vajza e tezes time Dilaverja cila e kishte profesionalizu ket pun
me pelqej shum.
Mendoj se skam harrua ken ta vizitoj per Bajram dhe ne ēdo vend e ndiva vedin
shum mire, me duk se keta njerz nuk ishin te njajt si ata te veres ne Ulqin. I
preferoj tan vendasve te mi cilet gjinden ne vende te huja te shkojn per keto
raste ne vendlindje dhe te takohen me te aferimit e vet, dhe kan me qen te
befasuar dhe te knaqur si une.
E shfrytezova rastin ti vizitoj disa politikan te vendin dhe te flas me ta, ja
mundesova ti thojn disa fjal per ne migrantet nepermjet Internetit, ne keto
takime pata rast edhe te flas pak me ta. Mendoj se ne Ulqin ka arit demokratsija
njisej si ne Europ, Politicart e kan te njajtin nivel, si ne Europ edhe keta te
vendit flitshin ashtu si une aspak si mershe vesht per problemet e tyre, njisej
si si mar vesht as keta te Europes, e ata e flasin nji gjyh per mu te
pakuptueshme, kjo isht demokratija njisej si ne Europ nuk dua ti kritikoj per
keshtu asht. Me kujtohet nji tregim per nji politikan gjerman cilin po e
pershkruj ketu si Shroderin e gjermanis,Vjen ne Porten e Qiellit dhe para dy
dyrsh, e djathta der ati u prezentu si Parajse ku ishin shum lumenj me shum pem
te mira dhe te bukura ku ishte nji qetesi shum e madhe. Dera tjeter e majt kur u
cel ishte ashtu si qametii ishte nji zhurm e madhe Disko muzika zhurka, femra
tuj kecy dhe disa gjana tjera, ather u mydhen dyrt dhe e pyten cilen der aj po e
don se si politikan i merituar. Aj mendoj dhe pas nji kohe tha, kja dera e
djatht shum e mire por une po shkaj kety ne ket te majten, mire u tha ather shko
aty, aj e celi deren dhe si hyni mrem e kapen engjujt me sinxhir dhe menjiher e
lidhen dhe aj vend sishte si aj pak mapar i pam, por ishte xhehenem i pershkruar
me zjarr. Aj e kthe qafen dhe tha po kja sisht aja si e pac,e ati u kthy
pergjegje se kja ishte e njejta si aj e ka ba, aja ishte para votimesh dhe tesh
isht pas votimesh. Mendoj se as ne Ulqin Politicart sjan te ndryshem, ketu spo
dua te akuzoj pushtetin e tashem ata tjeret mendojn se sishen as vet ma te
ndryshem. Ne Europen Demokratike kja isht e perditshme nji flet e te tjeret
veprojn krejt isht normal. Para votimesh premtojn shum, pas votimesh smunden ti
kryn premtimet i duhet mandati i dyt apo i tret ti kryn premtimet. Nji mendim i
im isht se ban vaki i duhet edhe Ulqinit dikush si ne vende tjer te botes ku jan
kry revolucionet me njerz cilet separi kan emigru nga vendi i vendlindjes dhe
jan kthy me plot ideja te mira per ndryshime ne vendlindje, Ulqini ka shum
potenciale, se shum njerez kan leshu vendin kan mar shkollime te ndryshme kan pa
shum kan prova te shumta, e pash ne bisedime me politikanet te vendin se edhe
ata e shihshin te ndevojshem ndihmen nga mergimi. Na cilet jem jasht duhemi
mashum te angazhohemi per vendlindjen tone apo per vendlindjen e prinderve ton.
Se bashku me vendast nga Ulqini mesiguri mundemi ta ruajm ket dhuraten e Zotit
banuesve e keti vendit. Ne vizitat te verave te Ulqinit mu ka larguar pak
dashuria per ket vend dhe per nejrzit, stresi guzhva e veres sme ka leju te
pushoj, mashum kam obligime ne ket koh se muj te pushaj dhe ta sherroj vedin nga
puna ne mergim. Por kja vizit ne koh te Ramazanit me ndryshoj mendimin ashtu si
edhe njiher ju preferoj tanve te vizitojn familiet e vata ne ket koh, dhe kan me
ken te befasuar kan me pa njerzt tjer se cilet veres as bonvaki si shohin hic,
kan me pa se ata jan na dhe na jemi ata, jemi nji, tan kemi ndevoj njani per
tjetrin si na per ta ashtu edhe ata per ne. Pas disa vitesh te pushimit me faqet
e Ulqint cilat une i permbaj kam vendos pas kesaj vizite se kam mi intenzivu
punimin ne kta faqe te ulqinit me informime nga vendlindja jone tju afraj
vendlindje ashtu si ja kam afrua edhe vedit. Duhem te permendi se nuk arita ti
vizitoj tan partijat te ulqint , me than te drejten as nuk di sa partija ishin
ne ulqin ashtu si kerkoj falje nga ata me cilat nuk pata mundesi ti kontaktoj
dhe tja mundesoj te sillen me disa fjal si keta cilet i inēizova per ne
mergimtart. Por ēdo her jam mundu mos me ken i nji anshem me keto faqe ja
mundsova ēdo Partije, ēdo shoqate ne te njajten menyr te na informoj njisej si
keta si her pas here me kan ēu denji lajm nga vendlindja, ju premtoj se sjam
partijak.www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė
paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje ka deshir tju informon
pėr Ulqin, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė
tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė
shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.Kerkoj falje jam pak Partijak shum me pelqen puna
e klubeve sportive me pelqen puna e treinerve te ndryshem te klubeve te cilet me
punen e tyre vullnetare e ndihmojn ardhmerin e jon, i japin te rinjve mundesi te
larghohen nga rruga, te farcojn karakterin e vet neper sporte te ndryshem,
mendoj se me punen e ketyre njerzve. Ulqini ne te ardhmen ka ma pas fryte te
mira. Kerkoj falje per drejtshkrimin tim ne gjuhen e nanes time, por pasi i ri
e kam leshu vendin skam pas mundesi perveē me lexime te ndryshme te literatures
ne gjuhen shqipe,skam pas mundesi tjeter ta mesoj mire gjuhen, shkolimin e kam
kry si shum tjer ne mergim ne gjuhen gjermane. Kam shpres se ban vaki denji
lexues i ketyre tregimeve te mija tma permisoj drejtshkrimin. Shpresa ime asht
se deri diku jam i qart ne ket reportazh te shkurt nga pushimi im ne vendlindje
ne ket koh.
Kam shku me 21, shtator dhe jam kthy me 6 nantor 2008. Lexuesve i dishiroj paqe
dhe meshiren e Zotit.
Shaban Burri
UPSSHMZ-dega Ulqini dhe Krajes
Tekstet e
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
|
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe |
|
|