|
Kultura koha e lire |
|
|
|
Kostymet e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
janė karakteristikė tradicionale e kėtij rajoni qė edhe gjatė shekullit XX e
ka ruajtur origjinalitetin e vet. Pa marrė parasysh kontaktet e shumta kulturore,
kostumet e kanė ruajtur atė pjesė tė kulturės kombėtare qė ka ndryshuar mė pak
dhe qė ėshtė ruajtur mė gjatė. Nė
bazė tė pėrbėrjes etnike te popullsisė kostumet e kėsaj ane mund tė ndahen nė:
kostume malazeze, kostume tė shqiptarėve myslimanė tė Ulqinit ? kostumet
qytetare, kostumet e shqiptarėve myslimanė nė Anen e Malit, kostumet e bregasve,
kostumet e Shestanit, kostumet e malėsorėve dhe tė Goranės (Mėrkojeviqėt).
Tė gjitha kėto tipe tė kostumeve tradicionale janė produkt i punėdorės shtėpiake.
Pėr punimin e veshjes popullore pėrdoret leshi, pambuku dhe mėndafshi. Secila
shtėpi kishte dikur veg horizontal nė tė cilin endnin gratė. Pėrpos endjes,
gratė qėndisnin, qepnin aplikacione dhe thurnin.
Megjithėse ka ndryshime nė mėnyrėn e punimit, tė dukjes dhe tė veshjes sė
kostumeve kombėtare tė femrave, mund tė pėrmendim edhe disa karakteristika tė
pėrgjithshme, Femrat vishrin pėr trupi veshje tė lehta, tė punuara me fije
bimėsh ose mėndafsh, kurse mbi to vishnin veshje tė rėnda tė leshta. Kėmishat e
tipit dinarik, jelekėt, bohēet, koretat shquhen pėr mjeshtėri tė madhe tė
punimit. Dukja e tyre ėshtė e theksuar me zbukurime tė pasura qė shquhen nė
mėnyrė tė qartė nė ngjyrat e forta e tė pastra me tė cilat janė tė ngjyrosura
pėlhurat. Dukjes sė veshjes kombėtare tė femrave u japin njė specificitet tė
veēantė, por edhe plotėsim, shamitė e ndryshme, tė cilat e shquajnė bukurinė e
fytyrės sė femrės.
Veshja e meshkujve ėshtė mė modestė edhe pėr nga punimi edhe pėr nga dekorimi.
Kėmishat e pėlhurės dhe tirqit o pėlhurės ose tė zhgunit apo shajakut janė dy
elementet themelore tė veshjes qė takohen nė tė gjitha grupet etnike tė kėtij
rajoni.
Ndryshimet e bėra nė jetėn
shoqėrore dhe ekonomike tė popullsisė e kanė kushtėzuar ndryshimin gradual tė
veshjes. Ndėrsa kostumet tradicionale tėmeshkujve gradualisht po zhduken, ato tė
femrave u janė pėrshtatur mė shumė ndryshimeve, por janė ruajtur jo vetėm si
kujtim i pjesės sė bukur tė kulturės tradicionale, por edhe si vėrtetim i
pėrkatėsisė dhe i lidhjes me prejardhjen familjare. Kjo pasuri e kostumeve ruhet
nė Muzeun Etnologjik.
Tekstet e
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
 |
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe |
|
|