|
Kultura koha e lire |
|
|
|
Ada

Ka dashur rasti që në grykën e
lumit kufitar të Bunës jo fort moti të krijohet ishulii Ada. Në vitin 1858 anija
>>Merito<<, pronë e Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten
Naporelit, u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël.
Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe këtyre dy ishujve
është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë është formuar duna e pastaj
ishulli i sotëm.
Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy degë, kurse vetë
e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga rrjedh lumi, ishulli është i
gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë 3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i
ëmbël i lumit, kurse anën e tretë ‑ plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada
është e lidhur me urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga
Plazhi i Madh. Në brigjet e kësaj pjese të Bunës janë ndërtuar shtëpiza të
drurit me vegla të mrekullueshme për peshkim ‑ kalimera, të cilat, me dukjen e
vet të jashtëzakonshme, më tepër na kujtojnë ndonjë peizazh ekzotik të Lindjes
së Largme.

Ada, »larg botës«, është oazë e vërtetë e qetësisë dhe e relaksimit.
Qetësinë absolute të saj e then vetëm cërcërima e zogjve të një
Iloji të rrallë dhe shushurima
e valëve. Bota e saj e dendur dhe e pasur bimore e bën të veçantë dhe e
shndërron në një hapësirë të posaçme mikroekologjike, në të cilën rriten Iloje
të rralla bimësh dhe jetojnë disa përfaqësues të rraIë të botës shtazore. Në
këtë ishull është ndërtuar vendbanimi modern natyrist >>Ada‑Bojana<<, i gatshëm
që ti gëzoje adhuruesit e trupit lakuriq dhe të kontaktit të plotë me natyrën.
Shumë prej tyre këthehen përsëri në Adë.
Tekstet e
prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të www.ulqini.de nuk jep përgjigje për faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen. |
 |
introni nuk jep përgjigje për faqe
externe |
|
|